Omega 3 edhe kundër diabetit


Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve të pasura me omega-3 mund të ndihmojë në mbrojtjen e organizmit nga zhvillimi i diabetit.
Një varg studimesh kanë treguar se ndryshimet e pakta në të ushqyer mund të ndihmojnë parandalimin e diabetit, dhe një pjesë e tyre tregojnë edhe rëndësinë e konsumimit të acideve yndyrore omega-3.
Një prej hulumtimeve, i cili ka studiuar rreth 400 pacientë me të dy llojet e diabetit, llojin 1 dhe atë 2, ka konfirmuar ndihmën e omega-3 në luftën ndaj kësaj sëmundje kronike.
Acidet yndyrore omega-3 janë shumë të efektshme edhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. /mjekuNet/