Ai ka një foto zyrtare në një takim me Obamën, njësoj si dhjetëra e dhjetëra liderë të tjerë në takimet e OKB-së, ku nga servilizmi gati sa nuk i hidhet në qafë presidentit Obama.
Por surpriza e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Tiranë ka qenë një foto e kandidatit socialist, Edi Rama, me presidentin amerikan, Barack Obama.
Janë të qeshur, bisedojnë lirshëm, ndërkohë që shtrëngojnë duart me njëri- tjetrin.Bëhet fjalë për një takim në tetor të vitit të shkuar, kur Edi Rama pa shumë bujë e zhurmë u largua për në SHBA, ku pati një takim në San Françisko me presidentin amerikan, i cili ishte në pritje të marrjes së mandatit të dytë.
Rama bëri një njoftim të shkurtër në Twitter për takimin, duke thënë se Obama e ka vlerësuar liderin e opozitës./Tema