Nxënësit tetovar i dhanë përgjigjen më të mirë qeverisjes së BDI-së – FOTO

Foto0746
Atë që disa vite nuk mund të bëjnë partitë opozitare shqiptare për të protestuar rrugëve për problemet shqiptare të paktën protesta për depresionin shoqëror dhe ekonomik në Maqedoni që ka kapluar shumicën e popullit shqiptar në Maqedoni, këto ditë të vetorganizuar për hallet e veta e bëjnë më së miri nxënësit në Tetove, Gostivar, Strugë etj..

Sot nxënësit në Tetovë të cilët protestojnë kundër tekstit ekstern që duhet të zhvillohet në shkollat e mesme ndoshta i’a dhanë përgjigjën më të mirë kësaj qeverie respektivisht dyshes së famshme VMRO-BDI. Përgjigjë kjo ndoshta edhe për intervistën e fundit të Ali Ahmetit dhënë në Alsat-m, ku mes tjerash shtroi pyetjen: Ku do të shkojë BDI nëse braktis institucionet ?/Shqipmedia