“Nuk jam i pirë, është thjesht një virus” (VIDEO)


Presidenti i ri i Çekisë ka mohuar se ka qenë i pirë kur ai u shfaq në një aktivitet shtetëror në një gjendje të rënduar.
Pamjet tregojnë se si Milo Zeman mezi qëndron në këmbë, ndërkohë që duhej të merrte pjesë në hapjen e Dhomës Mbretërore, ku do ekspozohen bizhuteritë e kurorës.
Presidenti nuk e mban sekret faktin se i pëlqen pija. Por në këtë rast zyra e shtypit e tij tha se ai nuk ishte i pirë, por kishte marrë një virus dhe i duheshin nja dy ditë që të merrte veten.
Kaq ka mjaftuar dhe ka plasur gallata në Çeki.
Tanimë njerëzit nuk thonë se po shkojmë të pimë, por “po shkojmë të marrim një virus”.
Çekët njihen si vendi që konsumon më shumë birrë për frymë.
Zeman, 68 vjeç, është një duhanpirës i regjur, i pëlqejnë ushqimet e yndyrshme dhe pija.
Në një rast ai pati vlerësuar faktin që Uinston Çërçill pëlqente uiskin, ndërsa theksoi se Hitleri pëlqente çajin dhe ishte vegjetarian. “Dhe ju e dini si përfundoi,” pati thënë Zeman.
Gjatë fushatës elektorale në vitin 1996, ai pati thënë se autobusi i tij i fushatës ishte i mbushur me gaz dhe Becherovka, një pije popullore në Çeki./ep