Një burrë nga Gjilani shet gruan e tij për 50-100 euro


Njësiti policor kundër prostitucionit ka arrestuar 5 meshkuj, të cilët po trafikonin qenie njerëzore.
Njëri nga ata është edhe një burrë nga rajoni i Gjilanit i cili ka detyruar gruan e tij të kryej marrëdhënie seksuale me të tjerët për përfitime materiale që silleshin nga 50 deri ne 100 euro, raporton Klan Kosova.
Gruan me të cilën ka dy fëmijë, e trafikonte për prostitucion. E në këtë e ndihmonin edhe dy persona të tjerë. Por ky grup kriminal bashkë me dy shfrytëzues shërbimesh u kapën nga policia, ndërsa viktima, u dërgua në strehimoren e të trafikuarave./reporteri