Ja kush është ekipi drejtues i Ramës në të 12 qarqet
Të hënën Partia Socialiste do të dorëzojë listën zyrtare të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nga selia rozë mësohet se Rama e ka bërë gati listën dhe pritet t’i bëjë asaj disa ndryshime të vogla. Gazeta “Tirana Observer” boton sot listën e kandidatëve për deputetë të PS për Kuvendin e ri të Shqipërisë. Kjo është një listë paraprake dhe nuk përjashtohet që të ketë disa ndryshime të vogla, pasi një pjesë e madhe e deputetëve për deputetë të PS e kanë nisur tashmë fushatën zgjedhore dhe një pjesë prej tyre janë prezantuar nga vetë Rama. Por edhe kryesuesit e listave janë të sigurtë.
Ekipi drejtues i Ramës
E ndërsa pritej që lideri i opozitës të kandidonte në Tiranë, ai me një lëvizje surprizë ka zgjedhur të kandidojë në Vlorë si i pari i listës. Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që Edi Rama kandidon si deputet. Ndërsa presidenti i Asamblesë së PS dhe numri dy i partisë, Gramoz Ruçi, do të konkurrojë i pari në listën e Fierit, sikurse edhe katër vjet mëparë. Ndërkohë Pandeli Majko për herë të parë do të kandidojë në Tiranë si i pari i listës së PS. Majko që kur u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 1996 ka qenë gjithmonë deputet i Korçës. Po ashtu një tjetër simbol i Korçës, Ben Blushi, kryeson listën e qarkut të Elbasanit. Ky është edhe qarku ky lista e PS pothuajse është bërë zyrtare, dhe qarku ku PS po lufton më shumë. Ndërkohë në Korçë kryesues i listës është Bashkim Fino. Ndërsa qarkun e Gjirokastrës do ta kryesojë Arben Ahmetaj. Megjithatë ky i fundit është në betejë me Erion Veliajn për kryesimin e listës, ndërsa Ata Dade do të kandidojë në Tiranë. Në Kukës, i pari do të jetë një tjetër prurje e re, e prezantuar pak kohë më parë nga Edi Rama, dhe që është Vexhi Muçmata. Qarkun e Durrësit, edhe këtë herë do ta udhëheqë Blendi Klosi, ndërsa në Qarkun e Lezhës, e para e listës do të jetë deputetja Mimi Kodheli. Fidel Ylli pritet të kryesojë listën e kandidatëve në Berat, kurse Braçe, edhe pse jashtë dëshirës së tij do të kandidojë në Tiranë. Qarku i Dibrës do të kryesohet nga Shkëlqim Cani. Ndërkohë mësohet se rrezikon seriozisht përjashtimin nga lista deputeti Erjon Braçe.
Kandidatët për deputetë
Tiranë
-Pandeli Majko
-Lindita Nikolla
-Ditmir Bushati
-Sajmir Tahiri
-Olta Xhaçka
-Parid Cara
-Sadri Abazi
-Arta Dade
-Erjon Braçe?
-Vasilika Hysi
-Damian Gjiknuri
-Fatmir Xhafaj
-Artan Gaçi
-Enkelejda Shkreli
-Xhemal Qefalia
-Artan Gaçi
Fier
-Gramoz Ruçi
-Ilirjan Celibashi
-Armando Subashi
-Albert Çaçi
-Arben Çuko
-Ervin Koçi
-Piro Lutaj
Elbasan
-Ben Blushi
-Taulant Balla
-Evis Kushi
-Alfred Peza
-Ilir Bejtja
-Musa Ulqini
Vlorë
-Edi Rama
-Valentina Leskaj
-Fatmir Toçi
-Eltar Deda
-Luiza Xhuvani
-Dhori Sollaku
-Arben Malaj
Korçë
-Bashkim Fino
-Alfred Dalipi
-Milena Harito
Ylli Ziçisti
Shkodër
-Mimoza Hafizi
-Tom Doshi
-Paulin Sterkaj
-Keti Bazhdari
-Astrit Beci
-Ndue Kola
Gjirokastër
-Arben Ahmetaj
-Erion Veliaj
-Anastas Angjeli
-Et’hem Ruka
Berat
-Fidel Ylli
-Eduart Shalsi
-Namik Dokle
-Ermonela Felaj
-Marko Bello?
-Eduard Bejko
Durrës
-Blendi Klosi
-Eglantina Gjermeni
-Ilir Beqja
-Gazmir Bizhga
-Klodiana Spahiu
-Edison Konomi
Lezhë
-Mimi Kodheli
-Armando Prenga
-Ndrec Deda
Kukës
-Vexhi Muçmata
Dibër
-Shkëlqim Cani
-Qemal Minxhozi





