Libri, të cilit nuk e di cili drejtshkrim i ka privuar rr-në e fortë, siç është dhe vetë ky autor, romani ‘Thertorja pesë’ e Kurt Vonnegut. Libri ku në jetën e përditshme shqiptare, interferon arti kinematografik ‘Ekrani është ëndrra’ nga Mevlan Shanaj. Libri i një prej krijuesve më antikompromis, që ka frymëzuar djalin tim, Joni Shanaj ‘Mendime mbi artin kinematografik’ i Robert Bresson. Libri i një qytetari që kërkon të lërë dëshmi për një kohë të gabuar ‘Njeriu i padukshëm’ i Kostandin Lekës. Një autor i cili kërkon të lërë dëshminë e një kohe të gabuar, e cila edhe pas 20 vitesh po vazhdon të përdoret politikisht sikur të ekzistojë ende. Libri i trajtimeve divulgative të meditimit ‘Mos e lër mendjen të ikë’ i Mirela Sulës”, nënvizon Lako. Për të, një supertakim do të quhej jo libri por “Formula e re e pagëzimit”. Është fjala për ditarin e Rrezes 9-vjeçare, e cila gjatë luftës së Kosovës është ulur të shkruajë një ditar të mrekullueshëm. “Për mua ky është çasti ku edhe për ne si shqiptarë fillon një epokë iluminizmi e re. Jam e lumtur që vajza tashmë e rritur, mban emrin e rrallë të një prej personazheve të mia”, thotë Lako.
Home »
» Natasha Lako: 11 librat që më ndryshuan…
Natasha Lako: 11 librat që më ndryshuan…