Muho Asllani: Nuk iki, PPSH-në ma la amanet Enveri. Jam në koalicion me komandant Edi Ramën


Muho Asllani, ka reaguar pas lajmeve se Partia e Punës e Rinovuar e ka shkarkuar nga Byroja Politike, me akuzën se po i shërben Sali Berishës.
Por Asllani thotë se ai nuk ka ndërmend që të largohet.
Duke folur për GSH, ai thotë se partinë ia ka lënë amanet Enver Hoxha.
Asllani thotë se ka vënë kandidaturën në Shkodër dhe nuk i shërben as Berishës dhe as Jozefina Topallit.
“Ne jemi në koalicion me të majtën, me komandant Edi Ramën. Dhe kuptohet se ku do të kalojnë votat tona. Unë e theksoj, me fizikun e fortë, me mendjen e mprehtë, do t’i shërbej vetëm PPSH-së, që ma la amanet Enver Hoxha,” thotë ai./ep