Mozaik informacionesh te ububushme

Astronautët flasin për jetën në hapësirë

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 4 hours ago
Kanë kaluar rreth 40 vjet që kur njerëzit u përpoqën t’i përgjigjeshin pyetjes: A mund t’i përshtatet njeriu jetës për një kohë të gjatë në hapësirë”? Ka pasur përparime të mëdha që kur stacioni i parë i hapësirës në botë, një modul sovjetik, strehoi një ekip kozmonautësh për 3 javë në vitin 1971. Agjencia amerikane e hapësirës NASA thotë se përpjekja e parë amerikane, Skylab, hodhi themelet për ndërtimin e stacionit ndërkombëtar të hapësirës që rrotullohet edhe sot në orbitën e Tokës Astonauti kanadez Chris Hadfield, i cili përfundoi kohët e fundit misionin e tij 5 mujor në Stacio... more »

Pse japonezët u bënë aleatë me Hitlerin dhe pse ishin kundër komunizmit

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 7 hours ago
*Si Japonia zgjoi gjigantin e fjetur duke sulmuar Pearl Harbor-in * *Përpjekjet Japoneze për Perandorinë, 1931 – 1945* *Fryma e agresionit të ngadalshëm që po ngrihej Në Japoni lindi nga frustrimi përkundrejt një bote e cila po tregonte peshën e vendimmarrjes në favor të Perëndimit. Susan Townsend përshkruan se intensifikimi i kësaj ndjenjë çoi deri në sulmin në Pearl Harbor në vitin 1941.* *Susan Townsend* *BBC* *Forca e ndërsyer* Kur ushtria japoneze Kwantung (gjithashtu e njohur si Ushtria Guandong) pushtoi Mançurinë në 18 shtator 1931, ajo ndërseu forcat ushtarake dhe politi... more »

Historia e Pekinit, nga sheshi “Tienanmen” deri tek Muri i Madh

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 23 hours ago
*Qyteti që ka numrin më të madh të trashëgimive kulturore në botë. Nga arkitektura deri tek kultura, gjithçka duhet të dini mbi kryeqytetin kinez* Qindra vjet më parë, Pekini u ndërtua për të shpërfaqur idealin më të lartë të Perandorisë Kineze. Tani, struktura e qytetit me drejtim veri-jug dhe lindje-perëndim nuk e shpërfaq aq qartë të kaluarën perandorake, por ende gjenden gjurmët e një pjesë integrale të teorive të fengshui-t dhe bagua-së. Si një kryeqytet perandorak për 800 vjet, funksionet e Pekinit për të treguar idealet morale dhe humaniste janë më të dukshme se funksionet ... more »

Çfarë janë vampirët?

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 2 days ago
Vetëm pak muaj më parë një njeri-vampir nw Ukrahinë, sulmoi disa vajza duke i shkaktuar njërës prej tyre vdekjen. Filmat kanë qënë burimi i vetëm ku njerëzit kanë marrë informacion për fenomenin e “vampirëve”. Nje fenomen i cili është përhapur shumë në vitet e fundit dhe sipas psikologëve shkaku kryesor, vjen nga problemet personale që kanë njerëzit. *Vampirët* Ai që ne quajmë Vampir, në të vërtetë nuk është tjetër veçse një forcë që gjen vend tek një individ me kushte të veçante psikologjike dhe egzistenciale. Ai që bie pre e kësaj force, pra, është sigurisht një person, por ë... more »

Teoritë mbi të vërtetën e fantazmave

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 2 days ago
Ka patur periudha ku secli prej nesh ka ndjer brënda vetvetes një frikë. Një frikë… që vjen si pakuptuar në një moment që ngelesh vetëm. Një frikë… e cila mbulon mendjen dhe shpirtin. E gjitha kjo vjen na historitë e famshme të fantazmave ose siç quhen ndryshe të shpirtrave të vdekur. Fantazmat bëjnë pjesë prej shekujsh në realitetin tonë: misterioze, të frikshme, ndërhyrëse, ato gjenden kudo. Secila ka historinë e vet, dashuritë e veta, vuajtjet e veta. Por…çfarë janë fantazmat? Nuk është e lehtë t’i jepet një përgjigje kësaj pyetjeje: Nuk egziston ndonjë përkufizim shkencor dhe a... more »

12 këshilla të vlefshme që të kurseni paratë. Funksionojnë!

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 2 days ago
Kursimi i parave është një detyrë shumë e lehtë për t’u thënë, por jo për t’u bërë. Ka shumë mënyra për të shpenzuar para, krahasuar me mënyrat për të kursyer. Sa para mund të kurseni, ku do t’i ruani dhe si mund të siguroheni se nuk do t’ju humbin? Ja se si të vendosni objektiva realiste, për të mbajtur shpenzimet nën kontroll dhe për të shtuar paratë tuaja të kursyera. 1. SË PARI, ZHDUKNI BORXHET Thjesht llogariteni se sa duhet të shpenzoni çdo muaj për borxhet tuaja dhe do të shihni se eliminimi i borxhit është mënyra më e shpejtë për të kursyer paratë tuaja. Pasi të jeni të lir... more »

Zbulohet patogjeni i patates që shkaktoi tragjedinë

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 5 days ago
Në departamentet e herbologjisë, në dy kopshte botanike, shkencëtarët zbuluan infeksionin që shkatërroi prodhimin e patates në Europën e shekullit të 19 dhe që shkaktoi 1 milion të vdekur në Irlandë *Uria e Irlandës* *Helen Briggs, BBC* Shkencëtarët përdorën kampionë të bimëve të patates të mbledhura në mes të shekullit të 19 për të identifikuar patogjenin që shkaktoi urinë e madhe të patates në Irlandë. Një infeksion preku bimët e patates në Irlandë më 1845-n, duke shkaktuar një uri që vrau 1 milion njerëz dhe emigrimin e miliona të tjerëve. Kodi gjenetik i ekstraktuar nga speci... more »

Si të mos bini preh e manipulimeve

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 5 days ago
** *Jeta e përditshme është e mbushur plot me manipulime për të cilat mund të jemi ose jo të ngërgjegjshëm. Manipulatorët mund të jenë kudo në çdo ambjent duke përdorur taktika të padrejta komunikimi, për të marrë atë që ata duan. Vështirësia është kur manipulatori është pjesë e familjes. Ai ose ajo mund të jetë i mrekullueshëm në momente të caktuara të jetës suaj, por nga ana tjetër ata janë dike përdorur presionin kundër jush duke përdorur të tjerë. Nëse doni të keni një komunikim sa më të drejtë dhe të jeni të shëndetshëm emocionalisht, shfrytëzoni taktikat e mëposhtëme për të ... more »

Cili është misteri i numrave

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 week ago
Besohet se numri si shifër, nuk shpreh vetëm sasinë, por ajo në vete përmban edhe porosinë e forcave mistike, andaj, çdo numër, përveç se ka cilësi të ndryshme, ka edhe frekuenca të caktuara rrezatuese energjetike. Kinezët, si dhe popujt tjerë të lashtë, në filozofinë e tyre tradicionale, konsideronin se vetëm përmes kuptimit të numrave dhe të kombinimeve në mes tyre, mund të vërehet realiteti i përsosur hyjnor në Univers. Popujt e ndryshëm të lashtë gjithnjë kanë besuar se fjalët kanë fuqi të madhe të ndikimit tek të tjerët, por, një ndikim edhe më të madh se fjalët, ata ia vishn... more »

Rrëfimet, të takosh qëniet e padukshme

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 week ago
** *Fantazma “Zonja e bardhë” * * *Është e qartë se fantazma e një femre antialkooliste, e quajtur “Zonja e bardhë”, kohë të gjatë ishte vizitore, madje edhe banore e bodrumit të një klubi të meshkujve në Penkoman, paralagje e Vullverhemtonit. Hapësira e madhe prej nja 300 m2 duket se i përshtatej fantazmës së quajtur “Zonja e bardhë”. Cila është arsyeja që kjo fantazmë u shpall antialkooliste? Shkaku është i thjesht. Shumë herë mysafirët e klubit mbetnin pa birra. Por, pronari i klubit, Harri Arvin, dëshmonte se fantazma e gruas së panjohur e njihte mekanikën, pasi që me saktës... more »

Si të dalloni një gënjeshtar në biznes

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 week ago
Gënjeshtrat, të vështira për t’u zbuluar, por të lehta për t’u thënë, kanë tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve në studimin më të fundit *Studimi* Shumica e njerëzve të paktën përpiqen të jenë të ndershëm, por në fund të gjithë gënjejnë për ndonjë gjë sado të vogël. Ne u themi njerëzve që duken shumë bukur, kur nuk fakt e vërteta nuk është kështu. Ne i zbukurojmë disa detaje, kur duam të japim ndonjë lajm të keq. Ne i justifikojmë këto mashtrime të vogla duke e bindur veten se askush nuk do të lëndohet prej tyre. Disa gënjeshtra janë shumë më të mëdha dhe më të dëmshme, si ato të v... more »

50 fakte të rralla që nuk i dini për Berluskonin

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 week ago
*Historia e njeriut që u shiste detyrat shokëve të klasës* Silvio Berluskoni lindi në Milano, më 29 shtator 1936. Fëmijëria e këtij njeriu është e mbushur me kujtimet e hidhura të luftës. Një tragjedi, të cilën Silvio, ashtu si dhe bashkëmoshatarët e tij, nuk mund ta harrojë kurrë. Kujtimet e asaj kohe të largët ai i përmend edhe në ditët e sotme. “T‘i bëjmë pak llogaritë. Kam lindur në vitin 1936 dhe isha vetëm gjashtë vjeç kur filloi lufta. Më pas do të vinte viti 1943, kriza e madhe, rënia e fashizmit, 8 Shtatori, gjermanët, frika, bombardimet. Babai im ishte ushtarak, në moment... more »

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 week ago
Gjatë periudhës dinamike të viteve 1920 dhe epokës së Gatsby-it të Madh, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore. Nëntë dekada më vonë, tani ai është kryeqyteti i botës së filmave. Ndërsa vitet 1920 ishin plot gjallëri në Nju Jork, komuniteti i parë i njerëzve të famshëm ishte duke u zhvilluar në Kaliforni, në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1918, kanadezi H. J. Whitley i kërkoi një arkitekti të hartonte një projekt për njërën prej faqeve ende të pazhvilluara të kodrave sipër Hollywood-it, për ta kthyer në një zonë me stil mesdh... more »

Kompjuteri ‘kuantum’, llogaritjet e paimagjinueshme

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 week ago
*Makineria nuk përbën tërësisht një kompjuter kuantum, por përdor efektin kuantum për të çuar shkencën në një front të ri me mundësitë që jep për llogaritje matematikore* *Teknologjia* *Alex Mansfield* Një kompjuter me vlerë 15 milionë dollarë që përdor efektet e fizikës kuantike për të fuqizuar shpejtësinë, do të instalohet nga agjencia hapësinore amerikane NASA në një prej laboratorëve të saj. Kompjuteri super i shtrenjtë do të përdoret, përveçse nga NASA, edhe nga “Google” e shkencëtarë të tjerë, të cilët do të kenë akses te kjo pajisje e aftë për të punuar me shpejtësi 3600 ... more »

Nusepashka aziatike pushton Europën

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 week ago
** *Nusepashka është një nga insektet më të bukura dhe më të pëlqyera nga njerëzit, por për biologët, një specie me origjinë nga Azia e kësaj familjeje insektesh, është një vrasëse e pamëshirshme* *Matt McGrath, BBC* Shkencëtarët gjermanë thanë se kanë zbuluar çelësin biologjik të suksesit të nusepashkës aziatike, një specie pushtuese që ka shkaktuar shkatërrim në Europë dhe në SHBA. Nusepashka aziatike u soll fillimisht për të kontrolluar afidet (insekte të vogla që ushqehen me gjethe dhe shkatërrojnë rritjen e bimëve) nëpër serra. Por ajo ka dalë jashtë kontrollit dhe është për... more »

Të gjithë ne jemi afrikanë, thonë testet e fundit!

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 week ago
Testet e avancuara të ADN-së që iu janë nënshtruar zbulimeve të fundit të arkeologjisë, tregojnë se të gjitha racat njerëzore kanë prejardhjen nga kontinenti i Afrikës. Gjurmimin e genomit njerëzor në vitin 2003 dhe qindra testimet vullnetare të ADN-së, u mundësuan studiuesve të pretendojnë se tashmë kanë një provë fizike (deri më tani besohej teorikisht) për të besuar se të gjithë “jemi afrikanë”. Analizat e ADN-së së siguruara nga qindra njerëz nga të gjithë kontinentet që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e studimit, treguan një sekuencë gjenetike të lidhur me Afrikën. E... more »

Sa zogj vriten në përplasje me dritaret?

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 week ago
Disa kanë frikë se dritaret me xhama po vrasin aq shumë zogj sa po sjellin probleme për mbijetesën e shumë specieve. Të tjerë, thonë se numrat nuk janë të saktë dhe se problemi nuk është kaq i madh *Natyra* *Charlotte McDonald, BBC* Dritaret me kapakë druri mund të parandalojnë përplasjet e zogjve me xhamat Pranvera ka mbërritur në Hemisferën Veriore, dielli po shkëlqen, zogjtë janë duke u kthyer nga klimat më të ngrohta. Por a përballen ato me një armik vdekjeprurës në rrugën e kthimit – një panel xhami? Shifrat e raportuara për përplasjet e zogjve me dritaret janë trullosëse.... more »

10 fakte “të parëndësishme” për Zuckerberg

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 week ago
*Të martën Mark Zuckerberg mbushi 29 vjeç, shumë pak vite mbi shpinën e një miliarderi dhe mos harroni që ai bashkë-themeloi Facebook, rrjetin social më të madh në botë, kur ishte ende adoleshent. * Në 29-vjetorin e lindjes, Zuckerberg ka për çka të festojë. Ka siguruar pasuri marramendëse brenda pak viteve, frymëzoi 1 në 7 persona në gjithë botën që të përdorë krijesën e tij, si dhe ndryshoi komunikimin mes njerëzve. Steve Jobs në të njëjtën moshë hodhi në treg kompjuterin Macintosh, ndërsa Bill Gates ishte në hapat e para të punës për Microsoft Windows. E për të uruar “Zuck” në 29-... more »

10 filmat më të famshëm të Hollywood-it për mafian

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 week ago
*Pse Hollywood është i dashuruar pas mafias dhe pse i glorifikon gangsterët* Nuk është e vështirë të kuptosh marrëdhënien e dashurisë së Hollywoodit me mitologjinë e mafias. Bota e krimit të ofron të gjitha kurthet e një filmi super të suksesshëm: njerëz të rrezikshëm me një oreks të pashuar për pushtet që kërcejnë me vajza të bukura, në anën e gabuar të ligjit. Stampa e këtyre lloj filmave u vendos në 1932, me versionin origjinal të “Njeriu me shenjë”, një film hit nga regjisori legjendar Howard Hawks, që bazohej afërsisht në jetën e Al Capone-s. Censorët kërkuan që producenti Howa... more »

Lidershipi i Hitlerit në rolin e komandantit ushtarak

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 2 weeks ago
*Imazhi i Hitlerit si një njeri që ndërhyn në operacionet ushtarake është i fuqishëm dhe insistues. Ai ishte gjithashtu kokëfortë, kishte mosbesim tek gjeneralët e tij dhe u mbështet shumë në instinktet e tij. Geoffrey Megargee shqyrton të metat e Fyhrerit si një udhëheqës ushtarak.* *Sa i mirë ishte Hitleri në rolin e komandantit ushtarak? A ishte ai ashtu siç ish-vartësit e tij deklaruan pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një ngatërrestar amator i cili ndaloi ushtarakët nga kryerja e luftës ashtu siç duhej? Cilat ishin pikat e forta dhe dobësitë e tij, qëllimet dhe meto... more »

Ligjet më të çuditshme të botës

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 2 weeks ago
*Të gjithë ata që kanë vendosur që pushimet e verës t’i kalojnë jashtë vendit, është mirë që t’i hedhin një sy disa nga ligjeve më të çuditshme anë e mbanë botës sepse mund të gjobiten thjesht se përtypin çamçakëz. * *Të ushqesh pëllumbat (Sheshi i Shën Markut, Venecia)* Mund të gjobitesh nëse i jep për të ngrënë pëllumbave në shesh. Autoritetet kanë vendosur një ligj të tillë për të ulur numrin e shpendëve që dëmtojnë strukturat historike të qytetit italian. *Të ngelesh pa naftë apo benzinë (Gjermani)* Është e paligjshme të ngelesh në mes të rrugëve gjermane për shkak se të ka m... more »

50 fakte të rralla që nuk i dini për Angela Merkel

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 2 weeks ago
** *Është martuar dy herë, nuk ka fëmijë, urren qentë, i pëlqen opera. Ja cila është “vogëlushja” e Kohl që bëri që Gjermania të drejtojë të gjithë Europën * Revista amerikane “Forbes” e ka paraqitur si “Gruaja më e fuqishme në botë”. Nuk e ka krejtësisht gabim. Angela Dorothea Merkel drejton nga viti 2005 Gjermaninë dhe sidomos nëpërmjet asaj që vetë ajo e ka quajtur “Kriza më e keqe për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore”. Por Kancelarja gjermane nuk është vetëm “Një grua e hekurt”, siç tha për të Presidenti amerikan Barack Obama. Në këto vite ka ditur ta lidhë një linjë poli... more »

Sekretet që fshehin ngjyrat (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 2 weeks ago
Një nga mrekullitë e shqisës sonë të të parit është aftësia e saj për të dalluar ngjyrat. Rëndësia e ngjyrave dhe truket që fshihen pas tyre, kanë lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimet dhe arritjet e ndryshme të marketingut, por jo vetëm. Sipas statistikave, 87 për qind e klientëve përmendin ngjyrën si nxitësin kryesor, që i shtyn ta blejnë ose jo një produkt. Kërkuesit kanë zbuluar se në mënyrë të pavetëdijshme, njerëzit bëjnë një vlerësim pamor të shpejtë në 90 sekondat e para që shohin një mjedis apo produkt. Ekspertët e marketingut shprehen se kur njerëzit blejnë diçka, 93 për q... more »

50 fakte të rralla që nuk i dini Vladimir Putin

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 2 weeks ago
*Kush është Vladimir Putin, njeriu i fortë i KGB që udhëheq sot Rusinë* *Para një viti, më 7 maj, Vladimir Putin u rikthye në Kremlin për të shërbyer edhe për një mandat si president, pas një periudhe 4 vjeçare si kryeministër i Rusisë, larg vëmendjes së opinionit. Rikthimi i tij u prit me protesta të zemëruara. Analistët thonë se në vitin e parë të presidencës së tij, Presidenti Putin ka shtypur opozitën me format nga më të ndryshmet. Para një viti, policia u përlesh me banorët në Moskë, që protestonin kundër përurimit të Vladimir Putinit në postin e presidentit për një mandat 6-... more »

Shtrëngimi i grushtit sjell kujtesë më të mirë

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 2 weeks ago
Ju duket një mision i pamundur të kujtoni qindra informacione që merrni çdo ditë? Ky nuk është më një problem, shkencëtarët zbulojnë veprimin “magjik” *Studimi* Ju duhet të kujtoni ndonjë fakt të rëndësishëm, që pas shumë përpjekjesh përsëri nuk ju vjen në mendje? Shkencëtarët thonë se kjo është shumë më e thjeshtë nga ç’e pandehni. Mjafton të shtrëngoni grushtin dhe të përpiqeni përsëri. Ky veprim do t’ju sjellë në mendje pa asnjë problem të dhënat që po përpiqeni t’i mbani mend, apo ato që kishit harruar. E kush e mendonte se do të ishte kaq e thjeshtë të kujtosh diçka? Ky zbul... more »

Cheerleaders, historia e joshësve seksi të sportit

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 3 weeks ago
*Yjet e Hollivudit dhe presidentët amerikanë që ka qenë cheerleader, nga Madona, Halle Berry e deri tek Meryl Streep, nga Ruzvelti, Regan deri te Bushi, presidentët cheerleader* ** “Cheerleader” (çirlider) apo “nxitësi i tifozëve” është shumë i përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas vlerësimeve janë 1.5 milionë persona (pa llogaritur miliona në kolegje) që e ushtrojnë aktivitetin me performanca joshëse. Sipas revistës Newsweek, është sporti më i praktikuar në SHBA. Improvizimet provokative shndërruan perfermuesin “cheerleader” një ikonë “sex apeal”, duke frymëzuar ... more »

10 ngjarje interesante të panjohura të Luftës së Dytë Botërore

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 3 weeks ago
** *Lufta e Dytë Botërore (1939-1945) ishte konflikti i armatosur midis “Axis” – “Boshtit Nazist”, i përbërë nga Japonia, Gjermania dhe Italia dhe Aleatët. Çështjet e papërfunduara të Luftës së Parë Botërore (1914-1918) bënë që shumë vende nga bota të përfshiheshin në një luftë të paparë, që kushtoi jetën e miliona njerëzve. Gjatë kësaj periudhe, kanë ndodhur shumë ngjarje interesante që janë shumë pak të njohura. * *10. Beteja në ishujt Aleutine* Ishujt Aleutine, janë ishuj vullkanike të Alaskës, në Oqeanin Paqësor. Alaska është shteti me sipërfaqe më të madhe të SHBA-së dhe kufi... more »

Xhinsi, evolucioni i pantallonave më të famshme

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 3 weeks ago
** *Historia e xhinsit filloi me minatorët, vazhdoi me punëtorët e thjeshtë dhe po zhvillohet sot në pasarelat më të njohura, duke u bërë veshja më e përhapur në rrugët e të gjithë botës* *Zanafillat e xhinsit* Xhinsi është një nga materialet më të njohura të veshjeve të sotme, ai është përfshirë kudo në stilimet e modës së shumë viteve dhe duket se koha e tij nuk do të kalojë kurrë. Termi “xhins” iu referua modelit dhe materialit të pantallonave të shpikura prej Xhejkob Davis dhe Levi Shtraus në vitin 1873. Historia e xhinsit filloi në Xhenova të Italisë, e cila ishte e famshme pë... more »

Misteri që ruan CIA në lidhje me UFO-t

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 3 weeks ago
Libri i Alfredo Lissoni “UFO dhe CIA” eksploron sekretet e misteriozës të “Area 51″, shtetit të 51-të të Shteteve të Bashkuara, strumbullarit të të gjitha mistereve të teknologjisë aliene; rindërton operacionet debunking (diskredituese) dhe cover up (fshehjeje) të presidentëve amerikanë nga Trumani tek Bushi Junior (i riu); zbulon prapaskenat e incidentit ajror në Ëalesville, që e bëri qeverinë hije amerikane të armatosej kundër alienëve dhe të nënshkruante në vitin 1955 një pakt shumë të fshehtë bashkëpunimi antialien me “armikun”, Bashkimin Sovjetik. *Si ndodhi?* Gjithçka fill... more »

“Top Secret” Dhjetor 2012, avioni “Boing” që rrezikoi përplasjen me një disk fluturues

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 3 weeks ago
*Marrë nga: Segnidalcielo.it* ** *Del raporti sekret I hetuesve britanikë. 2 pilotët e një avioni “Boing” treguan për hetuesit atë çfarë panë në 2 dhjetor 2012 ku një disk fluturues kaloi shumë pranë tyre dhe përplasja u shmang falë manovrave të pilotëve. Pilotët theksuan se mjeti I paidentifikuar ka ecur për kohë pak metra poshtë tyre dhe më pas është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë* Shumë raporte flasin për mjete të paindetifikuara në qiell por ajo që kanë arritur të zbulojnë hetuesit në Britaninë e Madhe është një mister I cili u zbulua nga media britanike. Sipas të përditshme... more »

10 divorcet me absurde ne botë

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 3 weeks ago
Nga neveritja e gruas sepse gatuante vazhdimisht torta, tek lënia e burrit sepse nuk mbathte të brendshme, revista italiane “Chi” renditi rastet më absurde në botë për të kërkuar divorcin. 1. Gatuante shumë torta, Kinë – Një burrë kërkoi divorcin nga e shoqja në Kinë, sepse ishte i lodhur nga tortat që ajo i përgatiste gjithmonë me dashuri. I quajtur Cheng Yu, ai deklaroi në gjykatë se të gjithë ëmbëlsirat, në fillim i kishin pëlqyer shumë, por më vonë ato i ishin neveritur, së bashku me njeriun që i gatuante për të. 2. Ndahen sepse morri vjehrën në muaj mjalti, Itali – Një e sapomart... more »

Organizatat kriminale më të fuqishme të botës

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 3 weeks ago
Ata mund të quhen me plot gojën më të fortët e globit tonë. Bëhet fjalë për dhjetë grupet më të mëdha të mafies botërore. Ja se cilët janë ato dhe çfarë i karakterizon… *Mafia Top 10* Kur përmendim fjalën “mafie”, ne i referohemi një grupi kriminal që u shfaq në Sicili në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Fillimisht ky grup ishte si një shoqatë që synonte kontrollin e një zone lokale, në mënyrë të organizuar dhe sipas rregullave të përpikta të sjelljes. Ndërsa në ditët e sotme, fjala mafie përdoret për të gjitha ato grupe kriminale të cilat kanë për qëllim të kontrollojnë, ... more »

Blitzkrieg, lufta ”rrufe” e Gjermanisë që tronditi botën

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 4 weeks ago
*Observer histori* *Çdo të mërkurë në gazetën “Tirana Observer” do të gjeni rubrikën historike mbi Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën e Ftohtë. Rubrika do të jetë çdo të mërkurë dhe informacionet do të merren nga rrjeti prestigjioz britanik BBC. Në këtë rubrikë ju do të lexoni mbi shkaqet, ngjarjet dhe personazhet e luftës më shkatërruese në histori. Nga pushtimi i Polonisë deri tek përdorimi i bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Kush ishin operacione sekrete. Në rubrikë do të gjeni një guidë mbi ngjarjet kryesore të Luftës së Dytë Botërorë, por edhe të Luftës së Ftoh*të. *Kus... more »

Shtatë llojet e kafshëve që janë në zhdukje

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 4 weeks ago
*Gorilla e bjeshkëve* Kjo kafshë ndodhet vërtet përballë rrezikut të madh që të zhduket tërësisht marrë para sysh që në natyrë dhe në robëri janë gjithsej 300 gorilla bjeshkësh. *Adak* jeton në viset shkretinore ndërmjet Nigerit dhe Çadit perëndimor. Vlerësohet se në këto pjesë ekzistojnë vetëm 300 sosh. *Majmuni merimangë i gështenjtë* Ky lloj është në listën e më të rrezikuarve për shkak të shkatërrimit të habitatit të tij dhe për shkak trafikimit të paligjshëm me kafshë. *Shqiponja filipinase* Gjatë 56 vjetëve të fundit popullata e këtij lloji gjendet në rënie të madhe për shkak ... more »

Fantazma e Kaltërës, zëri i vajzës që dëgjohet çdo 21 qershor në Itali

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 4 weeks ago
*Marrë nga: misteridelmondo.com* *Misteri i fantazmës “Kaltra” është një mister italian, pjesë e një historie të vërtetë. Legjenda e Gudendalinës e njohur si Azzurrina (Kaltra) është ruajtur gojarisht në shekuj nga banorët e një province në Rimini (Itali).* Gudendalina ka lindur në 1370 në një familje feudale dhe u rrit në një kështjellë në qytetin e Montebelos, provincë e Riminit . Gudengalina ishte një fëmijë albin dhe supersticioni popullor i asaj kohe e lidhte albinizmin me ngjarje mbinatyrore magjike ose me djallin. Për shkak të këtij supersticioni i ati e mbante vajzën të... more »

Eksperimenti Philadelphia 28 tetor 1943 Si u zhvendos anija e amerikanëve nga një vend lufte në det të hapur

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 4 weeks ago
*Marrë nga: misteridelmondo.com* *Misteri i cili në SHBA mbahet si një nga sekretet më të mëdha. Njërëzit që morën pjesë në eksperiment u ndodhën shumë fatëkeqësi. Shkencëtarët më të famshëm morën pjesë në atë që mund të quhet “bashkëpunim me alienët”* Eksperimenti i Filadelfias është një legjendë e përhapur ndërmjet mbështetësve të teorisë së komplotit. Sipas saj në 28 tetor 1943 një anije amerikane do të zhvillonte një eksperiment sekret në portin e Filadelfias,në Pensilvani duke bërë që të zhduket anija nga lufta. Kjo “zhdukje” do të bëhej në saj të teknologjisë së përdorimi... more »

Bërthama e Tokës është e nxehtë sa sipërfaqja e Diellit

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 4 weeks ago
Gjeologët prej kohësh janë përpjekur të përcaktojnë sa është në të vërtetë temperatura 6300 km poshtë këmbëve tona, aty ku ndodhet edhe bërthama e planetit. Nëse deri më tani mendohej se temperatura në qendër të Tokës nuk i kalonte 5000 gradë celsius, eksperimentet e reja nga shkencëtarët kane vërtetuar se temperatura në bërthamën e planetit tonë është 6 mijë gradë celsius, afërsisht sa temperatura e sipërfaqes së Diellit, e cila është 6500 gradë. Studimi është realizuar duke përdorur mostra hekuri, material që përbën 95 për qind të bërthamës së Tokës, me presion të afërt me atë që e... more »

Gandi para gjyqit/ Refuzoj të blej lirinë, duke shitur bindjet

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 4 weeks ago
** *Speciale/ Për herë të parë portreti i plotë i Gandit nën interpretimin dhe analizën e Ilir Hashorvës, duke na vënë në dispozicion procesin gjyqësor ndaj tij më 1922* ***Ilir Hashorva* Më 18 mars të vitit 1922, në Ahmedabad, Gandi u nxor në gjyq së bashku me botuesin e tij, Z. Banker, i cili shtypte gazetën “Young India” në të cilën shkruante Gandi. Midis publikut, në sallën e gjyqit gjendeshin Kasturbai Gandi, Saroxhini Naidu dhe Pandit Malaviya. Gjykatës ishte Z. Brumfild (Broomfield). Ai në drejtimin e çështjes dhe në sjelljen ndaj të akuzuarve, shpalosi traditat më të mira... more »

10 ikonat më me ndikim të politikës botërore

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 4 weeks ago
*Shumë politikanë të rëndësishëm kanë luajtur një rol të spikatur publik e ndërkombëtar. Nga Regan, Dalai Lama, Mandela, Thatcher e deri tek John Kennedy.* *John Kennedy* John Kenedi ishte pjesëtar i një nga familjet më të pasura të kombit amerikan. U largua në Harvard dhe mori pjesë gjallërisht në Luftën e Dytë Botërore. Ai ka qenë një ndër heronjtë e luftës në Paqësor. Në vitet 1946-53 u zgjodh si përfaqësues i Masacuzetit në Dhomën e Deputetëve, nga Partia Demokratike. Në vitet 1953-60 është zgjedhur senator. Në zgjidhjet presidenciale të vitit 1960, fiton dhe bëhet President ... more »

19 fakte të mahnitshme që nuk i dinit

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 4 weeks ago
** *E dinit që një ketër harron 50% të vendeve ku fsheh arrat e lajthitë apo se astronautët që kanë vizituar hapësirën thonë se universi vjen erë biftek? Po që në trupin e një njeriu të rritur ndodhen 60.000 milje enë gjaku? Këto dhe shumë kuriozitete të tjera i publikon rrjeti i lajmeve “Huffington Post”* *S*tudimet aktuale sugjerojnë se galaktika jonë, Rruga e Qumështit, ka deri në 400 miliardë yje dhe më shumë se 50 miliardë planete. Shkencëtarët besojnë se 1% e tyre (rreth 500 milionë planete) kanë kushte të përshtatshme për të zhvilluar forma jete. *N*ë trupin e njeriut ndod... more »

Leka Zogu, i vetmi përfaqësues shqiptar në grupin sekret “Bilderberg”

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 4 weeks ago
*Historia e grupit mistik që sipas konspiracionistëve drejton në hije në botën* *Nga Aurora Allushaj* “Bilderberg” është klubi më ekskluziv në botë, në të cilin marrin pjesë lider të politikës amerikane dhe europiane. Ajo që e bën unik këtë grup është sekreti absolut. Ekzistojnë grupe te tjerë, por asnjëri prej tyre nuk ju imponon përfaqësuesve heshtjen totale. Në Bilderberg çdo gjë është sekrete, nuk mund të flitet dhe as të pranohet se bën pjesë në të. Por ka disa vite që emrat e listës së pjesëmarrësve bëhen publike në mënyra të tjera. Disa prej tyre janë: Mario Monti, Martin ... more »

Si dallohet një diamant i vjedhur?

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 5 weeks ago
Në Bruksel u vodhën diamante me vlerë 50 milionë euro. Ndryshe nga veprat e artit, hajdutët duket se do ta kenë më të lehtë t’i tregtojnë këto diamante pa u zbuluar nga autoritetet *Teknologjia* Grabitës të armatosur realizuan një vjedhje masive diamantesh në Bruksel pak kohë më parë. Por ka disa që mendojnë se shitja e diamanteve të vjedhur do të jetë një punë e vështirë për ta. Por a është e mundur të dallohet një diamant i vjedhur nga një i pavjedhur? Diamantet e humbura në grabitjen e Belgjikës kishin vlerë prej 50 milionë eurosh dhe ka spekulime që thonë se ato nuk do të zb... more »

Kur Hitleri, Trocki, Tito, Frojdi dhe Stalini gjendeshin bashkë

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 5 weeks ago
Vjena, një vit para shpërthimit të Luftës së Madhe, ishte një metropol i zhvilluar, ku përplaseshin të gjitha llojet e personazheve. Dhe në një periudhë të shkurtër, në të njëjtin vend qëndruan ata që u bënë armiqtë e betuar të njëri-tjetrit *Vjenë, 1913* *Andy Walker, BBC* Një shekull më parë, një lagje e Vjenës ishte vendbanimi i Adolf Hitlerit, Leon Trockit, Jozef Titos, Sigmund Frojdit dhe Jozef Stalinit. Në janar 1913, një njeri që në pasaportë kishte emrin Stavros Papadopoulos zbriti nga treni i Krakovit në stacionin verior të Vjenës. Me pamje të errët, ai mbante mustaqe f... more »

COSA NOSTRA/Kush janë pasardhësit e Al Capones dhe familjes “Gambino”

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 5 weeks ago
*Si mafia shqiptare dhe ajo ruse po shkatërrojnë mafian siçiliane* *Në suplememtin e fundjavës “Weekend” të “Tirana Observer” do t’i dedikojmë sërish hapësirë historisë së mafias. Dhe më konkretisht Cosa Notra-s në SHBA dhe 5 pesë familjeve legjendare. Pesëshja mjaft e njohur e familjeve mafioze të Amerikës, që funksiononin fuqishëm në Neë York edhe sot e kësaj dite, janë të fuqishme, por e kanë humbur shkëlqimin aristokratik që kishin. Familjet më të njohura të mafies italo-amerikane, të “Cosa Nostra”-s, si “Gambino”, “Genovese”, “Bonano”, “Luchese” dhe “Colombo”, janë sërish akt... more »

A e ke lidhur qenin?

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 5 weeks ago
Marrëdhëniet e shqiptarëve me kafshën besnike përgjatë historisë analizohen në këndvështrim historik nga Fatos Baxhaku. Nga trajtimi i ashpër deri te gjakmarrja e shkaktuar për vrasjen e një qeni *HISTORI/FOLKLOR* *FATOS BAXHAKU* [image: Margaret_Hasluck]*Margaret Hasluck* Kush mendon se ne shqiptarët kemi një ide të mbrapshtë për qentë, apo e kemi pasur dikur atë, e ka fort gabim. Jo vetëm sepse tani që qentë janë bërë banorë të zakonshëm të shtëpive, oborreve dhe parqeve tona, madje me të drejta të plota, jo vetëm se askush nuk merret më me qentë e rrugës (përkundrazi merren at... more »

Fati dhe tersi i nuseve në ditën e dasmës

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 5 weeks ago
*[image: timthumb (5)]Jeni në pritje të ditës më të rëndësishme të jetës suaj, ditës së dasmës? Atëherë ne ju themi që, përveç planeve të shumta që po thurni në mendjen tuaj, për ta organizuar atë sa më bukur, nuk duhet të neglizhoni edhe ato që kanë të bëjnë me besimet e trashëguara prej dekadash. Për supersticiozët, ekzistojnë disa veprime, të cilat nëse i bëjnë do t’u sjellin fat dhe nëse jo, do t’u sjellin ters. Të gjitha këto ne i sjellim nëpërmjet këtij artikulli, i cili nuk duhet t’ju shpëtojë pa e lexuar…* “Të premteve dhe të martave nuk bëhen dasma dhe nuk udhëtohet”, këtë n... more »

Fakte rreth ëndrrave

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 5 weeks ago
** *Ëndrrat janë më tepër se sa struktura rastësore të trurit. Zbuloni se çfarë shkencëtarët kanë zbuluar rret të vërtetave të ëndrrave.* *Çfarë është një ëndërr?** Një ëndërr është një koleksion i imazheve dhe ideve që ndodhin në mënyrë të pavullnetshme gjatë kohës së pushimit. Kur jeni në fazën e dremitjes, trupi bie në qetësi, pulsi ngadalësohet, temperatura ulet dhe truri është i zënë duke procesuar ngjarjet e ditës. Gjatë kësaj faze, ëndrrat janë një flesh i mendimeve dhe imazheve nga jeta e zgjuar. Pas 90 minuta fillon një tjetër fazë e gjumit që quhet Gjumi me Lëvizje të Shp... more »

Gjërat që i bëjnë meshkujt të lumtur

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 5 weeks ago
*Një studim i ri ka treguar se çfarë është vërtet e rëndësishme për meshkujt. E keni dëgjuar shprehjen se ‘meshkujt janë nga marsi dhe femrat nga venusi’? Kjo mund të ndihet vërtet disi, sidomos nëse konsideroni gjetjet e këtij studimi si kontribues në lumturinë e meshkujve dhe femrave. Teksa femrat përpiqen të gjejnë lumturinë në aspekte të ndryshme të jetës si dashuria, familja, shëndeti, të jetuarit në një ambjent të këndshëm, meshkujt përpiqen të jenë më sipërfaqësorë duke u kënaqur më tepër me pagesat dhe aparencën. Ja gjërat që i bëjnë meshkujt të lumtur:* *1.Rroga* *Meshkuj... more »

TIME: Ja 100 njerëzit më me influencë në botë

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 5 weeks ago
*“Time” zgjedh personazhet që kanë më shumë ndikim në zhvillimin e njerëzimit* Revista TIME prezanton listën vjetore të 100 njerëzve më me influencë në botë, nga artistët tek liderët e shteteve, titanët e pionerët. Reperi Jay-Z, vajza kurajoze Malala, tenistja kineze Li Na, senatori amerikan Rand Paul, regjisori indian Aamir Khan, aktorja Jennifer Lawrence dhe bashkëthemeluesi i PayPal Elon Musk, janë disa nga fytyrat e reja në kopertinën e revistës Time krijuar këtë vit nga fotografi Mark Seliger, për të festuar njëqind personalitetet më influentë në botë. Në listë ka shumë new... more »

Historia e toreadorëve, sportistët që vrasin për spektakël

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 5 weeks ago
Të vrasësh demin për sport dhe spektakël në një arenë. Ky është thelbi i punës së një toreadori, apo torero, siç njihet në Spanjë, atje dhe ku edhe zhvillohet më shumë ky lloj sporti i përzierë me artin. Gjithsesi, vrasja e demave në publik ushtrohet edhe në Meksikë, Francë, apo në vende të ndryshme të influencuar nga kultura spanjolle. Matadori, vrasësi i demave performon me një beze të kuqe, që edhe besohet se provokon zemërimin e demit e më pas gjithçka shndërrohet në intrigë midis njeriut dhe kafshës, deri në vrasjen e kësaj të fundit. Gjithsesi, përveç matadorëve janë dhe pik... more »

Kafshët shtëpiake të presidentëve amerikanë

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 5 weeks ago
Në Shtëpinë e Bardhë, prej vitesh kanë banuar kafshë nga më të çuditshmet, që nga gjarpërinjtë e deri tek elefantët e tigrat *Histori* Kanë qenë të shumta kafshët që patën fatin të bëhen pjesë e familjeve presidenciale amerikane dhe banorë të Shtëpisë së Bardhë. Kafshë të ndryshme janë pjesë e një historie të gjatë të “pjesëtarëve besnikë”, që shoqëruan presidentët gjatë qeverisjes së tyre. Ato variojnë që nga gjarpërinjtë e deri tek elefantët. Presidenti Xhorxh Uashington ishte shumë i dhënë pas kuajve, ndaj ai kishte një stallë të madhe ku kujdesej për ta. Thuhet se ai zotër... more »

Kuptim i vërtetë i teorisë së relativitetit

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 month ago
*Kur përmendet emri i Albert Ajnshtajnit, çdo individi, pa marrë parasysh nivelin e vetë arsimor si dhe shkallën e njohurisë elementare shkencore, asociacioni i parë që do t’i bie ndërmend është “Teoria e relativitetit”, ose formula e tij e famshme E=m x C2. Mirëpo, jo të gjithë e kanë të qartë logjikën e domethënies kuptimplote të saj.* Albert Ajnshtajni ( 1879 – 1955) ishte fizikanë gjerman, autori i shumë punimeve të rëndësishme nga teoria fizike, filozofia, politika etj., por para se gjithash është i njohur dhe i çmuar në botë me teorinë e vet të relativitetit, me të cilën ka ... more »

E vërteta e qytetit të humbur

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 month ago
Thellë në territorin e Indisë, në kufi me Nepalin, nga arkeologët evropianë, u gjet një qytet në xhungël gati i paprekur nga kushtet e jashtme atmosferike dhe nga dhëmbi i kohës. Aty tani nuk jetonte më askush dhe zbulimi i tij ishte fare i rastësishëm Aventurierët nga të gjitha anët e botës e po ashtu edhe arkeologët, gjeologët dhe profile të ndryshme të shkencëtarëve, shpesh kanë rënë në gjurmë të gërmadhave të qyteteve të lashta, pallateve mbretërore, varrezave katakombe dhe shumë e shumë gjërave të tjera të cilat koha dhe dheu i ka mbajtur të fshehura. Azia është një kontinent ... more »

10 njerëzit e famshëm që ishin spiunë, nga Frank Sinatra, e deri te Lucky Luciano

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 month ago
* * *Kur ju mendoni për spiunët, mund të mendoni për njerëz të cilët mund të luajnë në çdo situatë në ngjashmëri me një kameleon, dhe mund të punojnë pa u vënë re, ndërsa mbledhin informacione të vyera. Çfarë ju ndoshta nuk keni menduar ndonjëherë është se spiun mund të jetë edhe një njeri i famshëm. Shpesh agjencitë e spiunazhit përzgjedhin njerëz të famshëm dhe të fuqishëm, në mënyrë që të përfitojnë nga lidhjet e tyre, dhe të shfrytëzojnë dëshirën e njerëzve të tjerë me influencë për tu shoqëruar me ta. Ja cilët janë disa nga spiunët më të famshëm në histori. * * * *10. Frank Sin... more »

PROFIL/Margaret Thatcher, kush ishte “Zonja e Hekurt” e politikës botërore

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 month ago
*Vajza e kasapit e shndërruar në kryeministren e parë dhe të vetme femër të Britanisë së Madh*e Ish-Kryeministrja britanike Margaret Thatcher ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare për shkak të një hemorragjie cerebrale. Gruaja e parë Kryeministre në Britani, kishte probleme me shëndetin e saj prej të paktën 10 vjetësh. Zëdhënësi i saj, Lord Bell dha lajmin se zonja Thatcher ndërroi jetë për shkak të shëndetit të rënduar. “Me dhimbje të thellë fëmijët e saj Mark dhe Carol Thatcher njoftojnë se nëna e tyre baronesha Thatcher vdiq paqësisht mëngjesin e të hënës”, thotë Bell, duke njoftua... more »

Kafshët që parashikojnë vdekjen

Lajmëtari Shqip at E shtuna magjike - 1 month ago
Kafshët zotërojnë sense shumë të zhvilluara në krahasim me njerëzit dhe ajo çka arrijnë të bëjnë mund t’i duket magjike një profani, por për kafshët është normale. Për shembull, macja ka një nuhatje pothuajse të barabartë me atë të qenit. Mjafton të thuash se hunda e njerëzve është e përbërë prej 5 milionë qelizash nuhatëse, ndërsa ajo e maces ka 200 milionë të tilla. *Gërhitja e lamtumirës* Në fakt, Oskar duket se është në gjendje të parashikojë se kur do të vdesë një pacient. Nëse ulet në bisht mbi krevat, pranë një pacienti, tregon se ai do të vdesë të paktën për katër ditë. A... more »

“Forca” e piramidave, efekti çudibërës i tyre

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 1 month ago
Piramidat egjiptiane janë një nga çudirat më të mëdha botërore dhe ndërtesat më misterioze që ekzistojnë në Tokë. Enigma e ndërtimit të tyre si dhe efektet e tjera rrezatuese që shkaktojnë ato, edhe sot e tërë ditën, mbetet një sfidë që seriozisht e vënë në sprovë njohurinë tonë të pakontestueshme materialiste e quajtur shkencë. Vërtet shkencëtarët mbeten të mahnitur jo vetëm nga mënyra e vetë projektimit dhe aftësisë së ndërtimit të këtyre piramidave gjigante, por edhe nga efektet e ndryshme misterioze që krijohen nga hapësirat labirinte të korridoreve të tyre, duke shkaktuar ndr... more »