Ky është momenti kur dy persona, të cilët masakruan për vdekje një ushtar në një rrugë në Londër, qëllohen nga policia, e cila ishte thirrur për në vendngjarje.
Dy të rinjtë, që akuzohen për terrorizëm, pasi e goditën me makinë ushtarin, e masakruan me thikë.
Më pas pritën të qetë policinë, duke thënë se do e sulmojnë edhe atë.
Sapo makina mbërrin, ata të dy i drejtohen me shpejtësi asaj.
Shumë afër makinës, dëgjohen dy krisma dhe njëri prej tyre bie përtokë.
Oficerët e rrethojnë trupin dhe më pas dëgjohen edhe katër krisma dhe përtokë bie edhe i dyti.
Pastaj vijojnë edhe dy krisma, duke e çuar në total numrin e tyre.
Dëgjohen ulërima, ndërkohë që policia arreston personat e shtrirë përtokë.
Pamjet janë marrë nga një bllok apartamentesh aty pranë.
Dy të akuzuarit për terrorizëm masakruan ushtarin Drummer Lee Rigby, 25 vjeç, duke trazuar gjithë Londrën.
Ajo që ka shqetësuar më shumë opinionin publik është fakti se dy fanatikët islamikë ishin të njohur për shërbimet sekrete dhe për policinë.
Thuhet se ata kishin tentuar edhe të udhëtonin për të luftuar përkrah ekstremistëve islamikë në Somali.
Mediat kanë publikuar foto ku duket njëri prej terroristëve, Michael Adebolajo, duke sulmuar policinë në vitin 2006, pas një debati ku ai argumentonte se kishte të drejtën për t’ia hequr kokën gjithkujt që fyen Islamin.
Ndërkohë një klerik, që ka frymëzuar terroristin Michael Adebolajo, thotë se ai është një hero për veprimin që ka kryer.
Të dy janë fotografuar së bashku në një protestë në Londër në vitin 2007.
Klerikut Omar Bakri Mohammed i është ndaluar hyrja në Britani, por ai ka folur nga Bejruti.
Mësohet se ai i mësonte besimtarët se t’i presësh kokën dikujt që kundërshton Islamin është e lejuar./reporteri