![]() |
| Daniel Bahr |
Një ministër i qeverisë gjermane të Angela Merkel, është gati për tu bërë prind, ndaj ka vendosur të marrë një periudhë pushimi për fëmijën e tij.
Ministri i Shëndetësisë Daniel Bahr ka lajmëruar se në muajin qershor do të tërhiqet për disa javë nga skena politike, pas lindjes së fëmijës së tij të parë.
“Nuk do të shkojë në zyrë, do i qëndroj pranë tim shoqeje dhe tim biri, sepse për mua është e rëndësishme ta kalojmë të tre bashkë këtë fazë fillestare. Gjithsesi telefonin nuk do e fik. Por më duhet të kujdesem për tim bir”, shprehet 37 vjeçari.
Ajo që dihet me siguri është fakti se Daniel Bahr nuk mund të marrë zyrtarisht lejen e lindjes ashtu siç e marrin shumë zyrtarë, sepse ligji gjerman u ndalon ministrave që të marrin leje të tilla, ashtu siç lejohet për prindërit e tjerë.a.y/noa






