Home »
» Maskë me miell misri dhe vezë, pastron fytyrën, puçrrat dhe aknet
Maskë me miell misri dhe vezë, pastron fytyrën, puçrrat dhe aknet
E thjeshte për t’u realizuar, kjo maskë kundër akneve pastron fytyrën dhe parandalon shfaqjen e puçrrave te padëshiruara. Një zgjidhje shume natyrale qe lëkura juaj te jete e lëmuar.
Ju duhet 1 e bardhe veze dhe 1 luge kafeje miell misri.
E bardha e vezës
E bardha e vezës përmban proteina, një prej te cilave është edhe albumina. Kjo e fundit jep efektin e një make te vërtetë kur thahet.
E bardha e vezës përmban gjithashtu edhe një enzimë të çmuar, kualifikuar shpesh si antibiotik natyral, lismozen, i cili shkatërron bakteret.
Mielli i misrit
Shumë i pasur me amidon, ai përmban elementë që zbut lëkurën.
Realizimi i maskës
Zgjidhni një vezë të freskët dhe mundësisht bio (nga pula fshati vendi). Ndani të bardhën nga e verdha. Rriheni të bardhën si për omëletë dhe më pas shtoni miellin e misrit.
Përziejini mirë derisa te krijohet një përbërje kremoze. Para se ta vendosni në fytyre, bëni një nxehje të fytyrës me peshqir të lagur me ujë të ngrohtë që të hapni poret.
Aplikoni maskën dhe lëreni për 15 minuta. Me pas shpëlajeni me ujë te ngrohte.
Ata qe kanë fytyrë të yndyrshme mund ta përdorin edhe çdo javë.
Masat qe duhet te merrni
• Kjo maskë duhet përgatitur dhe përdorur menjëherë. Ju nuk mund ta ruani edhe për ditë tjetër.
• Është shumë e rëndësishme të respektoni një higjiene strikte para përdorimit.
• Mos harroni të pastroni dhe te dezinfektoni duart. /n.k.noa