Maskë me aspirina për një fytyrë të pastër dhe pa puçrra


Keni dëgjuar për maskën me aspirina? Është një nga maskat më efektive për lëkurën tuaj. Kjo maskë është e lehtë dhe e përballueshme.
Aspirina përmban acid acetil salicitik, i cili ndihmon në pastrimin e lëkurës tuaj deri ne thellësi. Largon qelizat e vdekura nga lëkura, hap poret e lëkurës. Kjo është ajo që e bën lëkurën tuaj të ndihet më e butë dhe më e qetë.
Aspirina ka veti anti-inflamatore që e bën aspirinën unike dhe efektive në trajtimin e puçrrave dhe pikave të zeza.
Kujdes! Para se të aplikoni maskën në fytyrë lajeni fytyrën dhe qafen me ujë të freskët.
Por më e rëndësishmja: Mendoni pozitivisht dhe relaksohuni…
Përgatitja e maskës
Përbërësit:
1) 5-6 aspirina
2) disa pika uji
Përgatitja:
Thyejeni aspirinat në gjysma dhe i futni në një tas të vogël. Shtoni 4 pika uji të ngrohtë dhe shtypeni aspirinat me një lugë. Përhapeni butësisht në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën e syve. Te sytë vendosni 2 feta kastraveci të freskët.
Mbajeni maskën për 15-20 minuta. Pastaj fërkojeni me ujë të ngrohtë  dhe në fund shpërlajeni me ujë të ftohtë./ n.k./noa