Kryeministri hungarez krahason Merkelin me Hitlerin

Angela Merkel dhe Viktor Orban

Kryeministri hungarez nuk është i treguar i kujdesshëm në deklarata ndaj Angela Merkelit, teksa këtë të fundit e krahasoi me diktatorin Hitler. Kjo ka shkaktuar zemërim të madh në Berlin, i cili i komentoi deklaratat e kryeministrit, Viktor Orban, si “përkeqësim i mjerueshëm”. Kryeministri hungarez iu referua pushtimit të Hungarisë nga Hitleri në vitin 1944, pasi Merkel tha se ajo nuk do të dërgonte “kavalerinë”  për shqetësimet mbi ndryshimet që i ka bërë partia e tij Kushtetutës vendëse. Kancelarja gjermane tha në Berlin se ajo dëshironte ta nxiste Hungarinë në një drejtim të qartë demokratik. Merkel, duke folur në konferencën vjetore, “Europaforum WDR” tha se, “Ne do të bëjmë çdo gjë për ta çuar Hungarinë në rrugën e duhur, por jo duke dërguar menjëherë kavalerinë”. Liderët e Hungarisë kanë reaguar për termin “kavaleri”, edhe pse Merkel e kishte përdorur atë si batutë, duke iu referuar liderit vendës të opozitës, Pier Steinbruk. Rivali i Merkel në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në Gjermani në shtator, zemëroi Zvicrën në vitin 2009 për sistemin e fshehtë bankar, duke paralajmëruar se ky vend përballej me kërcënimin e “kavalerisë”./Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/