Kryebashkiaku më i vogël në botë, vetëm 4 vjeç (video)


Qyteti amerikan Dorset në Minnesota është bërë me kryetar të ri bashkie, ndërsa ky është katërvjeçari Robert Tufts.
Secilin vit në këtë vend zgjidhet kreu i bashkisë me tërheqje të shortit gjatë festivalit “Shija e Dorsetit”.
Kësaj radhe është tërhequr emri i të voglit Robert, i cili gjatë një viti do të qeverisë me qytetin që numëron 22 banorë.
Atij i pëlqen të luajë, të vallëzojë, të këndojë dhe të flasë me bashkëqytetarët. Madje ka thënë se ka edhe një të dashur, e cila quhet Sophia,transmetojne mediat Amerikane. P.K