Kronike e zezë sot nga Tetova dhe Gostivari


Një 49 vjeçar nga fshati Bërvenicë, ka raportuar se dje pasdite, persona të panjohur ia kanë marrë veturën “Golf 4” më targa të Shkupit, në pro nësi të vëllaut të tij, të cilën e kishte parkuar para Spitalit klinik në Tetovë, ku edhe ka qenë i punësuar. Kur ka dalë për të marë diçka në veturë, e ka vërejtur se vetura nuk është në parking dhe rastin e ka paraqitur në Stacionin Policor në Tetovë. Vetura nuk ka qenë e mbyllur me çelës. Po meren masa për ti zbuluar vjedhësit dhe për gjetjen e veturës.
Dje në mbrëmje rreth orës 21, në rrugën rajonale Gostivar – Çajle, në afërsi të postës së atjeshme, është goditur dhe lënduar një këmbësor 10 vjeçar, banor i fshatit. Të miturin e ka goditur një motoçikletë në të cilën kanë qenë dy persona të panjohur, të cilët menjëherë kanë ikur. I lënduari menjëherë është dërguar në spital, dhe pas dhënies së ndihmës së parë, është lëshuar në shtëpi. Po kryhen hetime për tu gjetur personat që kanë ikur.
Mbrëmjen me datë 18 – 19 të këtij muaji, disa persona të panjohur kanë thyer pesë xhama të dritareve në shkollën fillorë “Goce Dellçev”. Dëmtimin e dritareve e ka paraqitur një i punësuar i shkollës. Pas inspektimit do të meren aktivitete për gjetjen e kryerësve./Shqipmedia