Kastriot Myftaraj - Jeta e fshehur e Enver Hoxhës:(1908 -1944) dhe Enigmat e sundimit (1944 - 1961) (+librat e tjere)

Pjesa e parë - Të kish lindur nëna për një botë të vjetër

Kastriot Myftaraj - 4 weeks ago
I Enveri i Halilëve Në fillim të vitit 1908, në Gjirokastër, ashtu si në të gjitha qytetet e Turqisë Europiane kishte komitete të fshehta xhonturke, të cilët kishin filluar të bëheshin aktive, me synimin për të marrë pushtetin me puç. Autoritetet osmane kishin rënë në gjurmë të kësaj veprimtarie dhe bënin gjithçka për t’ i kapur konspiratorët. Por, një pjesë e madhe e zyrtarëve të Turqisë Europiane qenë, ose pjesë e konspiracionit xhonturk, ose dashamirës të tij, ose thjesht nuk donin të vepronin kundër tij, sipas parimit oriental se s’ dihet ç’ sjell e nesërmja, prandaj ta k... more »

Përmbajtja

Lajmëtari Shqip at Kastriot Myftaraj - 6 months ago
Kastriot Myftaraj Jeta e fshehur e Enver Hoxhës: (1908- 1944) Për Llazar (Zai) Fundo, i cili e nderon nacionin (kombin) pa pasur nevojë për urdhrin «Nderi i Kombit» Përmbajtja Parathënie.....................................................................................f. Pjesa e parë Të kish lindur nëna për një botë të vjetër.......................................................f. Enveri i Halilëve.............................................................................................f. I linduri në Utopia- Ukronia burokratike osmane.................................. more »

Parathënie

Lajmëtari Shqip at Kastriot Myftaraj - 6 months ago
Tarasi me kombinacion magjik Nëntitulli i parathënies «Tarasi me kombinacion magjik», duhet sqaruar për lexuesin që në fillim për vetë mënyrën e rrëfimit që përdor unë në këtë libër. Ky libër, është konceptuar si një paraqitje e dualizmit të figurës së Enver Hoxhës, gjë të cilën ai bën përpjekje të mëdha ta fshehë në kujtimet e veta. Madje ky më duket se është qëllimi kryesor për të cilin ai ka shkruar kujtime aq prolikse. Nëntitulli merr shkas nga dy episode të ndodhura gjatë një vizite të Enver Hoxhës në Bashkimin Sovjetik në prill 1957. Në 14 prill 1957, kur Enver Hoxha g... more »

Pjesa e tretë - Katër vitet e para të pushtimit, në qytet

Kastriot Myftaraj - 6 months ago
I Tregtari i cigareve: Vdekje popullit, në lirinë e fashizmit Historia që tregon Enver Hoxha për bëmat e veta në prill 1939, në kohën e invadimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, mund të përmblidhet fare mirë me epigramin «Shumë zhurmë për asgjë». Ai shkruan në kujtimet e veta: * Kurrë nuk do t’ i harroj ato ditë të zeza, kur filloi të errësohej qielli i atdheut tonë, kur Italia fashiste e Musolinit na kërcënonte me invadim. Ndodhesha në Korçë, ku që prej vitit 1937 punoja si mësues në Liceun e mirënjohur të atij qyteti. Sapo kisha dalë nga mësimi, kur një i njohuri... more »