Home »
» Ka bankrotuar “Koha Ditore”, botimi në diasporë
Ka bankrotuar “Koha Ditore”, botimi në diasporë
Nga java e kaluar është ndërprerë botimi i të përditshmes “Koha ditore” në botimin e saj në diasporë. Informacioni për mbylljen e një prej tri të përditshmeve në gjuhën shqipe, konfirmohet nga rrjeti i shitjes “Saarbach”, shkruan portali “Bota Sot”.
Vështirësitë në gjetjen e tregut në diasporë, duket të ketë qenë shkaku kryesor që çoi në mbylljen e botimit të perëndimit të kësaj gazete.
“Gazeta “Koha ditore” ka pasur numrin më të vogël të lexuesve në diasporë, dhe ballafaqimi i saj me rënien e vazhdueshme të lexuesve e ka bërë si duket të pashmangshme mbylljen e këtij botimi, i cili ishte në vështirësi prej kohe”, shkruan portali.
Tashmë në treg ka mbetur gazeta “Bota sot”, e cila zotëron bindshëm tregun në diasporë, dhe e përditshmja tjetër, “Zëri”./indeksonline






