AGRON TUFA
Ky fragment i shkurtër është përcjellë nga fjala e ish-ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë së porsaçliruar, Haxhi Lleshi, mbajtur mbrëmjen e 28 marsit 1945 në kazermat e qytetit të Shkodrës, para eshalonit I, me partizanë kosovarë, një prej tre “eshalonëve të vdekjes” , të cilët ishin nisur me urdhrin e Komandës së Armatës Jugosllave me destinacion Tivarin, që mandej të dërgoheshin në frontin e luftës në Trieste. Eshaloni i parë me 3700 partizanë, krejtësisht i çarmatosur (me pretekstin se armatimin do ta merrnin në Tivar), qe nisur nga Prizreni, nën shoqërimin e oficerëve të armatosur serbë e malazezë, më 24 mars 1945 dhe pati mbërritur në Shkodër më 27 mars 1945, ku sipas shtabit ushtarak, numëronte në mbërritje 2394 partizanë, ose 1306 luftëtarë më pak, të gjithë të vrarë, të masakruar, të pushkatuar gjatë rrugës me gjithfarë pretekstesh, në gjumë, gjatë kapërcimit të përrenjve e lumenjve. Këtë fat e pësuan dhe dy eshalonët e tjerë gjatë prillit dhe që do të mbërrinte ferrin e vet apokaliptik me “masakrën e Tivarit” në dy kohë (Tivar i vjetër dhe Monopoli i Duahanit), ku u ekzekutuan për një ditë 4200 ushtarë kosovarë, tashmë të fiksuar me emër e mbiemër, sipas listave në nisje e në mbërritje, sikundërse viktimat e Raguzës (Dubrovnik), që u bë Dahau për shqiptarët: këtu, më 17 prill, në barakat e strehimit për partizanët shqiptarë nga viset e Maqedonisë u përdor në mesnatë i njëjti helm që përdornin nazistët në Dahau dhe Aushvic, duke u helmuar për vdekje 1430 ushtarë të rinj shqiptarë.
- “T’u bindeni shokëve jugosllavë! Të ulni kokën, të reflektoni e të bashkëpunoni me bindje, pa kushte, që të shlyeni fajin, se ju kosovarët jeni reaksionarë! Keni bashkëpunuar me pushtuesin dhe veglat e tyre!”
Kështu u drejtohet Haxhi Lleshi këtyre fatzinjve që u nisën në rrugën pa kthim të kurbanit të përbashkët komunist shqiptaro-serb. Në kujtimet e Azem Hajdinit vetëm njëri prej partizanëve kosovarë, i çmeritur nga tmerri që kishte parë me eliminimet gjatë rrugës dhe shpresën se ndodheshin më në fund në Shkodrën shqiptare, “pati kurajën e shkurtër me thanë: – Jazëk të qoftë! Nuk flet kështu një i lindun prej nane shqiptare! Po na partizanë jena e në luftë kundra nazizmit po shkojmë!”.
Këto fjalë të Haxhi Lleshit, një ndër vampirët më të përgjakshëm të klikës komuniste të udhëheqjes, si gjatë luftës ashtu dhe më pas, m’u kujtuan ndërsa ndiqja kronikat dhe specialet e gazetave që pasqyruan organizimin e festës jubilare të 100-vjetorit të tij, të organizuar në Qendrën Kulturore të Ushtrisë në Tiranë. Për t‘i krijuar një ide pak më të saktë lexuesit, se ç‘natyrë kishte ky tubim ku “një pjesë e madhe nuk arriti të hynte në sallën e tejmbushur dhe e ndoqi atë pas dere jashtë”, po japim një përshkrim të thukët gazete:
Herë pas here kishte ndërhyrje euforike me thirrjet “Përjetë Haxhi Lleshi!”’ “Rroftë Haxhi Lleshi!”; “Haxhi Lleshi hero” etj., ndërsa duartrokitjet vijonin gjatë dhe të përsëritura. Dikush puthte fotografinë e tij e dikush tjetër e mbante shtrënguar fort në kraharor. Secili prej tyre kishte për të treguar një histori personale me Haxhi Lleshin, duke ia bërë paksa të vështirë moderimin e aktivitetit studiuesit Demir Osmani. Në morinë e këtyre lëvizjeve dhe nën tingujt e muzikës me motive dibrane, që është edhe vendlindja e Haxhi Lleshit, një personazh i njohur u drejtua në podium duke ngjallur kureshtje të madhe, por edhe heshtje në sallë. Ishte Sabit Brokaj, i cili në cilësinë e mjekut të “Bllokut” që ka ndjekur patologjinë e sëmundjes së Haxhi Lleshit, foli për ish-kreun e shtetit jo vetëm si pacient, por edhe si mik të tij. “Ndryshe nga të gjithë ish-funksionarët e tjerë të lartë, Haxhiu ka qenë i vetmi që më përcillte personalisht deri te porta e jashtme e vilës”, tha ai, duke “i çuar në ajër” pjesëmarrësit, që u ngritën në këmbë për ta nderuar. Për gati 4 orë situata vijoi e njëjtë me fjalime dhe duartrokitje, ndërsa ashtu si entuziazmi, binin në sy edhe eksponentë të politikës e figura të tjera publike. Socialistët Gramoz Ruçi dhe Shkëlqim Cani ishin ulur ngjitur në rreshtin e dytë të karrigeve, ndërsa pak më tutje pikaste ish-kreun e SHIK-ut, Fatos Klosi. Ish-ministri i Shëndetësisë, Mustafa Xhani, ishte në anën tjetër të sallës, por në cilësinë e familjarit, pasi ai është bashkëshorti i vajzës së Haxhi Lleshit. Ish-kreu i Presidiumit Popullor ndërroi jetë në vitin 1998.
Ka një sensibilitet derdimen krahinorist, që kuturis deri në kryeqytet (madje ngulmueshëm në kryeqytet!) për të promovuar vlerat gjoja tradicionale e historike, me “çuditë” e “mahnitë” që deri dje s`i paskëshim ditur. Është një ndjesi tejet dinake e tinëzare, andej edhe e pështirë, që kalkulohet nën maskën e tradicionalistit /patriotit dhe ka për qëllim “nostalgjinë” e gjoja virtyteve, bëmave, heronjve etj., etj., të cilët duhet të “pastrohen” nga padrejtësitë (!) e historisë (!) dhe duhet të njihen si për brezat e krahinës, ashtu dhe në arenën mbarëkombëtare! Janë kryesisht të ashtuquajturat “shoqata kulturore”, një racë e deformuar gjenetike minimaliste, e ngritur në konspiracionin e dy-tre politikanëve, dy-tre biznesmenëve – të gjithë ithtarë të përmalluar të enverizmës. Shoqatat nën emërtimin “kulturore” mbushen dëng me ish-sekretarët e kooperativave, ish-spiunët, ndonjë teveqel i patëkeq, por krejtësisht aut me orientimet e busullës, dhe i vihen kështu misionit mburracak të ngritjes së imazhit krahinor, derisa të presin çastin për të bërë propagandë politike me fletushka, gazeta, tubime, botime, ceremoni, lobime fushatash, qytetar nderi të figurave më të zeza kriminale të komunizmit. Rrjeti i aktiviteteve të këtyre cululave, falë demokracisë sonë liberale apo më saktë indiferente, dihet, është një diarre kulture, por nuk qëndron këtu halli i vërtetë: e rëndësishme është që nëpërmjet këtyre aktiviteteve, qindra ftesa të nisura synojnë të grumbullojnë gjithë elitën simbolike të shoqërisë, politikën dhe kulturën, median dhe intelektualët, religjionin dhe diplomacinë, gjithë strukturën e përbërjes së shtetit, jo aq sa për të shpalosur artin apo historinë, po për të rehabilituar e përkujtuar vampirët e komunizmit, si në rastet e fundit me Mehmet Shehun në Muzeun Historik Kombëtar apo me Haxhi Lleshin në SHQUP.
Shoqëria shqiptare nuk pati mundësinë t‘i shihte në tribunalin e drejtësisë këta vampirë; nuk pati mundësinë t‘u ndalte karrierën, pasurimin apo monopolin e trashëgimisë legale të institucioneve që drejtojnë ende, të teksteve shkollore/universitare që shkruajnë ende; të gënjeshtrës dhe manipulimit në çdo interval frymëmarrjeje që vazhdon ende. Shoqëria jonë duhet të pranojë rivlerësimin e tyre, rehabilitimin e tyre, t‘i pranojë si pjesë e vetëdijes qytetare me nderet e shumta që u japin bashkitë e qyteteve (të majtë e të djathtë), për t‘i bërë edhe pjesë të detyrueshme të vetëdijes krenare qytetare! E në këtë pikë neveria është e pashoqe, përlyemja e ndjenja e ndohtit ta nxjerrin veten qejfit… Sidomos kur ta quajnë vampirin krenarinë e vendlindjes tënde!
Të pashkollë kanë qenë gjyshërit tanë, por ama me mendje të kthjellët e të esëllt, së paku aq sa të mos ua humbiste kush gjakun. Më ka bërë përshtypje se linja e bashkëpunimit me të huajin tradicionalisht, në vend që të ndëshkohet, ka prodhuar pushtet. Prej brezit të gjyshërve gjithnjë kam dëgjuar për bashkëpunimin e Halit Lleshit me serbët për djegien e Dibrës më 1913-n, e cila është rrënjosur përfundimisht në memorien e pleqve si “koha kur na dogji Halit Lleshi me serbët”! Njohja e dokumenteve të shtabit jugosllav gjatë luftës, koordinimi i spastrimit etnik të shqiptarëve të Maqedonisë nga njësitë partizane të Haxhi Lleshit dhe Armatës Jugosllave, veprimet e përbashkëta të tyre, radiogramet e dokumente të panumërta, deri në deklaratat e vetë Mugoshës se “Familja Lleshi ka qenë gjithmonë me ne”, është tregues i mjaftueshëm se çfarë origjine mori të përpjetë për të sunduar fatet e Shqipërisë!
Një tjetër Haxhi Llesh i ri, jo më pak i egër se qorri, më pret një mëngjes rrugën përgjatë “Myslym Shyrit”, dhe i shoqëruar nga tre sejmenë (me gjasë ish-sekretarucë) më bën demonstrativisht në dialekt pyetjen:
- A më njef ti se kush jam unë?
- Jo, – i thashë, edhe pse surrati i tij ishte rrënjos gjatë një fjalimi në sheshin “Skënderbej”, pas vërshimit të popullit në ambasada.
- Jo, – i thashë, pa dialekt, – nuk të njoh.
- Po si bre s‘me njef?! Ne të dy jemi njerëzit më të shquar të Dibrës!
- Ndjesë, unë për vete jo, por ju, më thoni me se jeni shquar?
- Po unë jam filani, si… s‘më njeh!?
- Po, po, të njeh Dibra dhe Shqipëria, jo se je i shquar, por se ta kanë pa sherrin. Prandaj dibranët kur takojnë në rrugë njerëz të kallëpit tënd, prej marres së madhe bëjnë sikur nuk i njohin.
- A nuk je gabim mor djalë? Po më barabit me “marren”, apo jo?
- Për mua je “lulja e marres”.
- Heu! Qenke ngritë ters sot… as shaka s‘bëke me nji dibran…
- Lëre Dibrën rehat shoku sekretar! Shaka bëj sa të duash, por kërkoje suksesin në një rreth shokësh partishëm me humor të shëndetshëm… megjithëse ju komunistat, më së pari jeni shquar për mungesën katastrofike të humorit.
![]() |
AGRON TUFA |