Jon Tarifa prezanton albumin dhe këndon shqip në radion holandeze!



Jon Tarifa, këngëtari shqiptar që jeton prej 13 vitesh në Hollandë do të publikojë sonte në mbrëmje, nëpërmjet një aktiviteti special albumin e tij të parë “Free To Be”.
Mëngjesin e sotëm ai ka qenë i ftuar në radion FunX, ku vetëm pak kohë më parë, me këngët e tij, Focus dhe  So Right zuri vendin e parë në klasifikimin muzikor për disa javë.
Joni ka interpretuar një version shqip të këngës së famshme, Lean Back, duke na bërë të gjithë krenarë. Më poshtë mund të dëgjoni interpretimin e tij në Radio FunX. Suksese Joni!