Home »
» Jodi në shtatëzani thelbësor për zhvillimin e mendjes së fëmijës
Jodi në shtatëzani thelbësor për zhvillimin e mendjes së fëmijës
Mungesa e jodit gjatë shtatzanisë mund të sjelli një ngadalësim të zhvillimit mendor të fëmijës që mund të zgjasë të paktën deri në dhjetë vitet e para të jetës së tij.
Zbulimi është bërë pas një studimi të Universitetit Surrey, sipas të cilit sa më shumë të ndihet mungesa jodit, aq më të ulta janë rezultatet në testet që u bëhen fëmijëve.
Ata kanë ndarë nënat me shumë dhe me pak jod. Më pas fëmijët i janë nënshtruar një testi inteligjence në moshën tetë vjeç dhe një testi leximi në moshën 9-vjeçare.
“Fëmijët e lindur nga gratë me mungesë jodi kishin një mundësi më të madhe se të tjerët që të arrinin më pak pikë se sa mesatarja”, thanë studiuesit.
Studimi hedh dritë mbi nevojën e madhe tek gratë që planifikojnë të mbeten shtatzanë ose që janë në pritje të një fëmije, të marrin sasi të mjaftueshme jodi.a.h/noa






