Home »
» Ja pse duhet t’i thoni lamtumirë “Facebook-ut”
Ja pse duhet t’i thoni lamtumirë “Facebook-ut”
Sa herë gjatë ditës e kontrolloni profilin tuaj në “Facebook”? Jemi të sigurt që përgjigja është: shumë herë. Por, për çka në të vërtetë e bëni këtë? Nuk ju rrihet, nuk keni ndonjë punë më të mençur apo thjesht jeni bërë të varur në këtë gjë? Ja diçka për shkak të të cilit, kur bëhet fjalë për “Facebook-un” duhet pak të mendoni… Pra nëse bëni pjesë në grupin e atyre që pa këtë rrjet nuk mund ta paramendoni jetën, ju sjellim pesë arsye për shkak të të cilave duhet ta fikni menjëherë profilin tuaj.
- Facebook-u krijon varësi: Sa kohë pas përfundimit të punës u nevojitet që të paraqiteni në “Facebook”? Hulumtimi i zhvilluar në universitetin “Gothenburg” në Suedi tregoi se 70 për qind e të hulumtuarve gjënë e parë që e bëjnë kur ta ndezin kompjuterin është që e kontrollojnë “Facebook-un”, që nuk është asgjë tjetër pos varësi.
Kur është në pyetje se cila gjini kyçet më shpesh, atëherë femrat janë më aktive se meshkujt në “Facebook”. Mesatarisht secila femër në këtë rrjet shoqëror i kalon 81 minuta, derisa meshkujt këtë i kalojnë “vetëm” 64 minuta.
- Shkakton depresion te njerëzit: Hulumtimi i zhvilluar në Gjermani tregoi se “Facebook” është fajtor për depresionin te shumë njerëz. Në fakt, duke shikuar fotografitë e huaja nga udhëtimet e ndryshme, duke lexuar statuset për lidhjet e lumtura apo sukseset në punë, përdoruesit që nuk e kanë këtë fat ndihen keq, xheloz dhe janë në prag të depresionit.
- U nxit të hani ushqim jo të shëndetshëm: Nëse jeni në një situatë ku jeni duke luftuar me kilogramët e tepërt, ulja para kompjuterit gjithsesi që nuk është opsion i mirë. Duke qëndruar në “Facebook” do të hani çka t’ju bie në dorë, tregoi hulumtimi i zhvilluar në universitetin “Columbia”.
- Kontrollimi: Mund të jetë mjet nëpërmjet të cilit të tjerët u kontrollojë përkatësisht përcjellin çka do që bëni dhe i shfrytëzojnë të dhënat tuaja për qëllime të tyre. Nëse dëshironi të keni privatësi, atëherë kjo është arsyeja e përkryer që të lëni këtë rrjet, pasi pra “Facebook” është ideal për “spiunim”. Por, natyrisht që ju e dini mirë këtë, dhe vazhdoni edhe më tutje të jeni pjesë e tij apo jo?
- Ju largon nga puna: A jeni gjendur në situatë kur shpejt duhet të kryeni ndonjë detyrë, dhe ju qëndroni në “Facebook” dhe assesi të filloni me realizimin e saj? Nëse e fikni profilin në këtë rrjet, do të keni më shumë kohë për gjithçka, do të jeni më të shpejt, shumë më efikas, dhe shefi juaj gjithsesi që këtë do ta vërejë.
Çka duhet të bëni para fikjes së profilit?
“Ikja nga “Facebook” është shumë më e komplikuar sesa që e keni menduar. Ekzistojnë disa hapa të cilat duhet t’i ndërmerrni para se ta shuani përgjithmonë llogarinë tuaj në këtë rrjet shoqëror. Duhet ta keni parasysh që fshirja e llogarisë nuk është e njëjtë sikurse deaktivizimi i saj, e cila ju mundëson që në cilindo moment ta mbylleni llogarinë dhe përsëri ta hapni kur të dëshironi.
Deaktivizimi i llogarisë nuk do të jetë më në fushën kërkuese të “Facebook-ut” por disa përmbajtje sikurse janë porositë që i keni dërguar edhe më tutje do të mund të shihen. Me fshirjen e përhershme nuk të mund të qaseni më në këtë llogari. Pra çka duhet të bëni para se ta fikni përfundimisht profilin tuaj në “Facebook”:
- Kontrolloni aplikacionet e caktuara: Marrë parasysh që numri i madh i aplikacioneve kërkon të qaseni në to nëpërmjet llogarisë në “Facebook”, pas fshirjes së tij, do t’ju pamundësohet qasje në këto aplikacione. Për cilat aplikacione bëhet fjalë, mund të kontrolloni me një klikim në “Account settings” (parametrat e llogarisë) dhe pastaj në “Apps” (aplikacione), njoftojnë mediet e huaja.
- Fshini të dhënat tuaja në “Facebook”: Për të gjitha ata që dëshirojnë të zhdukin çdo gjurmë të ekzistimit në “Facebook”, por dëshirojnë që për vete të mbajnë të gjitha ato që dikur i kanë shkruar dhe postuar, ekziston një zgjidhje e thjeshtë. “Facebook” ju ofron opsionin e shkarkimit të të gjitha informacioneve dhe ato në mënyrën vijuese: Në “Account settings” zgjidhni “General” dhe klikoni në “Download a copy of your Facebook data”. Ky veprim do të përfundojë me një klikim në “Start my archive”.
- Ruani ditëlindjet e miqve tuaj: Të gjithë tashmë jemi mësuar që për shumicën e ditëlindjeve të miqve tanë të na rikujtojë pikërisht “Facebook”. Për këtë shkak mund të ndodhë që në shumicën e tyre të harrojmë pas fikjes së llogarisë. Për këtë mund të shfrytëzoni aplikacionin “Facebook Birthday” dhe të kërkoni nga miqtë që t’u shkruajnë ditëlindjet e tyre.
- Ruani kontakt-informacionet: Para fikjes dhe fshirjes së llogarisë, jeni të sigurt që keni numrat e telefonave apo e-mailet e të të gjithë personave me të cilët dëshironi të mbeteni në kontakt.
- Fusni të dhënat tuaja të “Facebook-ut” në cloud: Mënyrë e shkëlqyeshme për ruajtjen e të dhënave është t’i vendosni ato në “cloud”, nëpërmjet faqes “Backupify.com”. Atje pa pagesë mund t’i vendosni deri në 1 GB të dhëna.
- Maksimizoni SEO-n tuaj: Nëse largoheni nga “Facebook-u”, jeni të sigurt që të mbeteni aktiv në ndonjë platformë tjetër shoqërore, duke e maksimizuar SEO-un tuaj (Search engine optimization) kështu që të mund t’ju gjejnë miqtë, por edhe punëdhënësit potencial.





