Ja emrat që do të kandidojnë për Frymën e Re Demokratike


fryma
Fryma e Re Demokratike ka përmbyllur listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit.
Burime pranë kësaj partie thonë se në diskutim është vetëm lista e kandidatëve për qarkun më të madh, atë të Tiranës.
Ajo çka dihet deri pak orë para skadimit të afatit të dorëzimit të listave shumë-emërore në KQZ, është se ish-presidenti Bamir Topi, aktualisht kryetar i FRD-së do të kryesojë listën e Tiranës.
Pas tij, i dyti në listën e Tiranës do të jetë ish-deputeti demokrat, aktualisht nënkryetar i FRD-së dhe një ndër themeluesit e kësaj force politike, Aleksandër Biberaj.
Përgjatë ditës janë mbledhur disa herë kryesia e “vogël” e partisë për të marrë në shqyrtim emrat kandidatë.
Në orën 20:00, FRD-ja do të zyrtarizojë listën e plotë.
Por gazeta Tema ka mësuar se në Durrës do të kryesojë listën Gazmend Oketa dhe i dyti është biznesmeni Sami Gjergji.
Në Shkodër do të jetë në krye të listët, Fatlum Nurja.
Në Lezhë, ish-kryetari i bashkisë së Shëngjinit, Gjergji Ivanaj, është i pari në listë
Në Dibër kandidon ish-deputeti demokrat, Sali Shehu.
Në Berat kryeson listën Aleksandër Sallabanda.
Në Kukës është kandidat për deputet Ardian Elezi.
Në Elbasan i pari është Artin Kovaçi.
Në Korçë, qark që do të nxjerrë 12 deputetë, kandidon Alfred Çako.
Në Fier, Shezai Çobo është i pari i qarkut myzeqar.
Listën e Vlorës do ta udhëheqë nënkryetari i FRD, ish-i përndjekuri politik, Daut Gumeni
Në Gjirokastër është i pari Çezar Kotoni.