Ishulli i Great Barrier Reef, i vendosur në brigjet e Kuenslendit, në Australi është nxjerrë në shitje për 100 milionë euro. Miliarderi vendas i cili ka në pronësi ishullin ka vendosur që të zgjedhë një vend tjetër për të shijuar pension e tij.
Mundesia e vetme e kontaktit me boten e jashtme, është një hotel me 300 dhoma dhe restorante të klasit të lartë. Një ishull me gjatësi 4 kilometra e gjerë prej qindra metrash.
Great Barrier është i veshur me pyje dhe pranë tij, ndodhet një prej vargjeve malore më të mëdhenj të botës, së bashku me disa specie unike, që jetojnë vetëm pranë ujrave të kësaj parajse,thekson “DailyMail”. P.K






