Historia e të gjitha zgjedhjeve pas vitit ‘90, fitoret e PD dhe të PS


Vlerësimi në vite i OSBE/ODIHR-it, pse asnjëherë nuk e kaluam klasën



Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në Evropë që është ende në kërkim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Që nga viti 1991 e deri më tani janë disa zgjedhje parlamentare dhe lokale, dhe ende nuk ka çertifikim normal të zgjedhjeve nga ana e ndërkombëtarëve. “Tirana Observer” sjell sot një historik të shkurtër të zgjedhjeve në Shqipëri dhe vlerësimet që kanë marrë nga partnerët ndërkombëtarë, por se si kanë dalë ato. Edhe zgjedhjet e datës 23 qershor në bazë të ecurisë së deritanishme me shumë gjasa do të shoqërohen nga parregullsi.

Historia e zgjedhjeve

Të gjitha zgjedhjet që janë zhvilluar në vendin tonë nuk kanë marrë kurrë një vlerësim pozitiv nga organizmat ndërkombëtar. Dhe për ironi të fatit janë pikërisht vetëm zgjedhjet e para pluraliste, ato të 31 marsit 1991, të cilat kanë marrë vlerësim pozitiv nga ndërkombëtarët, duke marrë notë pozitive si të lira dhe të ndershme. PPSH-ja mori në atë kohë 67.6 për qind të votave, kurse e dyta u rendit Partia Demokratike me 38.71 të votave.


22 mars 1992

Por vetëm një vit, më pas ky rezultat u përmbys. Në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 Partia Demokratike mori 62.09 për qind të votave, kurse Partia Socialiste, pasardhëse e PPSH-së mori vetëm 25.73 për qind të votave dhe në vend të tretë u rendit Partia Social-Demokrate me 4.38 për qind të votave. Por, edhe pse këto zgjedhje u fituan nga opozita, PD-ja, vlerësimi i ndërkombëtarëve ishte:“Zgjedhje pjesërisht të lira”.


Zgjedhjet lokale të vitit 1992

Kishin kaluar vetëm tre muaj nga fitorja e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 22 marsit të vitit 1992, kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e para lokale të zhvilluara në sistemin politik shumëpartiak. Megjithatë PD në atë kohë fitoi bashkitë kryesore, ku mund të përmendim Tiranën, por si koalicion, partitë e majta morën më shumë vota se PD. Rezultatet e votimit sipas partive politike nxjerrin fitues Partinë Socialiste, e cila mori 340.266 vota ose 45.43%. PD-ja siguroi 278.101 vota ose 37.13%, PSD-ja 40.065 vota ose 5.35%, ndjekur nga PR-ja me 33.726 vota ose 4.50% dhe PBDNJ-ja 33.223 vota ose 4.44% të votave. Siç shihet, koalicioni qeveritar fitoi 46.98% të votave ndaj 49.87% të koalicionit të majtë opozitar. Por edhe këto zgjedhje nuk e kaluan testin e ndërkombëtareve.


Nano3 
Zgjedhjet më të këqija të pluralizmit

Zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996, zgjedhje këto të cilësuara si më të këqijat që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri pas viteve ’90. Në këto zgjedhje PD-ja mori 55.53 për qind të votave, kurse PS-ja vetëm 20.37 për qind. Këto zgjedhje, veç kontestimit të ashpër nga opozita, morën edhe notën supernegative nga ndërkombëtarët, e cila ishte, “Zgjedhje të manipuluara nga partia në pushtet”. Në atë kohë në misionin e vëzhgimit ishte edhe zonja Glover e cila kryesoi misionin e ODIHR-it edhe në zgjedhjet e 28 qershorit 2009.


Zgjedhjet lokale të 20 tetorit të vitit 1996

Edhe këto zgjedhje ashtu si paraardhëset e tyre ishin jashtë standardeve. E vetmja gjë për tu theksuar në këto zgjedhje të kontestuara ishte fitorja e Albert Brojkoës si kryebashkiak i Tiranës. Përballë ai kishte diplomatin Agim Fagu (si kandidat i PS), i njohur në publik si një nga sportistët më të suksesshëm në historinë e sportit shqiptar


Zgjedhjet e 1997-ës

Për të kaluar më pas në zgjedhjet e parakohshme të 29 qershorit të vitit 1997. Në këto zgjedhje, Partia Socialiste mori një fitore mjaft të thellë, duke fituar 65 për qind të votave, kurse PD-ja 20.37 për qind. Kurse vlerësimi i ndërkombëtarëve ishte, “Zgjedhje të pranueshme”.


Zgjedhjet lokale të 1 tetorit 2000

Të mbajtura tre vjet pas vitit të krizës së thellë politike dhe një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të radhës, ato u panë gjerësisht si një test i rëndësishëm politik. Socialistët duhej të dëshmonin aftësinë e tyre për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Demokratët duhej të dëshmonin se kishin lënë pas fazën e krizës politike dhe organizative dhe se tashmë ishin një alternativë e besueshme për zgjedhjet parlamentare të parashikuara më 2001. Këto zgjedhje që u fituan nga Partia Socialiste, e cila mori gjithë pushtetin u kontestuan ashpër nga opozita e djathta. Por edhe ndërkombëtarët u vunë këtyre zgjedhjeve një notë negative.


Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001

Më 24 Qershor të vitit 2001 u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku morën pjesë të gjitha partitë. U zhvilluan tri raunde të votimit. Në këto zgjedhje sërish fitoi Partia Socialiste. Ajo fitoi 75 vende në Parlament nga 140 vende gjithsej. Ilir Meta sërish u emërua Kryeministër. Edhe në këto zgjedhje si në zgjedhjet e kaluara lokale u kundërshtuan mjaft ashpër nga Partia Demokratike. Nga ana e ndërkombëtareve edhe pse këto zgjedhje u cilësuan me disa anë pozitive, sërish ato nuk përmbushën të gjitha standardet për zgjedhje demokratike.


Zgjedhjet vendore të vitit 2003

Zgjedhjet lokale të vitit 2003 u panë si një rast tjetër për testimin e aftësive të Shqipërisë për arritjen e standardeve për zgjedhje të lira e demokratike. Ato ishin zgjedhjet e para pas zgjidhjes konsensuale të presidentit të Republikës (korrik 2002) dhe marrëveshjes politike midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Mazhoranca kaloi një krizë të thellë për shkak të konflikteve të brendshme politike midis kryeministrit Fatos Nano dhe zëvendësit të tij Ilir Meta. Nga ana tjetër opozita i përqendroi të gjitha energjitë e saj në aksione parlamentare kundër kreut të bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Një komision i posaçëm parlamentar zhvilloi hetime kundër tij si dhe deputetët demokratë morën disa nisma denoncimesh kundër tij në prokurori. Bashkitë kryesore në këto zgjedhje u fituan sërish nga PS, ku spikaste fitorja e Ramës në Tiranë, edhe pse e kontestuar ashpër nga opozita e djathtë. Këto zgjedhje ngelën sërish në klasë nga komuniteti ndërkombëtar.


247029_187796687936889_100001196766316_423697_4808870_n 
Zgjedhjet e 2005

Ndërsa në zgjedhjet që u zhvilluan më 3 korrik 2005, fituese pas tetë vitesh opozitë doli PD-ja me 19.36 për qind të votave (me proporcional), kurse PS-ja mori 8.89 për qind të votave. Këto zgjedhje morën nga ndërkombëtarët notën pozitive dhe u cilësuan si “Zgjedhjet një hap më para drejt demokracisë”. Këto janë cilësuar deri tani edhe si zgjedhjet më të mira të zhvilluar në demokraci.


Zgjedhjet e 2007

Këto zgjedhjet do të mbahen mend edhe si beteja e certifikatave, pasi ëështë famshme kriza që ndodh për shkak të tyre. Në këto zgjedhje opozita vinte e bashkuar. Dhe dyshja Rama-Meta fituan 9 nga 12 bashkitë e kategorisë së parë, si dhe 5 nga 6 qytetet më të mëdha të vendit. Pra, PS-ja fitoi qendrat urbane dhe PD-ja periferinë e tyre. Por edhe pse këto zgjedhje u fituan nga opozita u vërejtën parregullsi të mëdha dhe morën një notë jo kaluese nga ndërkombëtare.


Zgjedhjet e 2009-ës

Zgjedhjet e 2009-ës erdhën pas ndryshimeve kushtuese dhe do të mbahen për mazhorancën e brishtë, por edhe kalimin historik të Ilir Metës në kampin e djathtë. Koalicioni i PD mori vetëm 70 mandate dhe e vetme nuk mund të qeveriste dot. Në këtë mënyrë Meta kali djathtas, një kalim që la gojë hapur shumë kënd. Ndërkohë nga opozita këto zgjedhje u kontestuan mjaft ashpër me bojkotim Parlamenti, greva nëpër qytete, etj. Këto zgjedhje u vlerësuan negativisht edhe ndërkombëtarët.


Zgjedhjet e 2011

Zgjedhjet lokale e 2011-ës janë shumë të freskëta për shqiptarët, po ashtu edhe beteja për to. Nga këto zgjedhje do të mbahen mend edhe përveshja e mëngëve e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu. Fillimisht Edi Rama u shpall fitues me dhjetë vota më shumë se rivali i tij demokrat Lulzim Basha. Por një vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e votave të pavlefshme bënë që fitorja të kalonte djathtas. PS nuk i njohu kurrë këto zgjedhje, të cilat i cilësoi si të vjedhura, dhe ata ende e quajnë të tillë Lulzim Bashën. Edhe nga faktori ndërkombëtar këto zgjedhje morën një notë shumë negative.


23 qershor 2013

Më 23 qershor Shqipëria ka testin më të rëndësishëm, përsa i përket aspiratës së saj për të qenë pjesë e familjes Evropiane. Nëse ky test nuk kalon ose kalon gjysmak, padyshim që do të jetë vendi ynë ai që do të vuajë pasojat.