Home »
» Hap sytë kur mjekët do ti merrnin organet
Hap sytë kur mjekët do ti merrnin organet
Një 19-vjeçare daneze, e cila kishte pësuar një aksident të rëndë automobilistik dhe gjendej në koma, është zgjuar pikërisht në momentin kur do i merrnin organet për dhurim. Bëhet fjalë për Carina Melchior, e cila pas aksidentit ra në gjendje kome dhe u shtrua në spitalin Aarhus në Danimarkë. Mjekët bënë një gabimi të pabesueshëm mjekësor, duke e konsideruar “klinikisht të vdekur” dhe bindën familjen e vajzës se nuk mund të bëjnë asgjë për ta kthyer në jetë. Njëkohësisht ata u sugjeruan atyre të dhuronin organet e saj për të shpëtuar jetë të tjera. Prindërit e vajzës nisur nga humanizmi pranuan, por kur mjekët ishin duke u përgatitur për të hequr organet, 19-vjeçarja ia hapi sytë dhe tundi këmbët. Prindërit e vajzës edhe pse u lumturuan i tmerroi fakti se ajo mund të kishte vdekur me miratimin e tyre. Kështu ata paditën mjekët të cilët vetëm, pas tre ditësh qëndrimi në spital nxituan t’I bindin ata se ajo nuk do mund të jetonte. “Plaçkitësit me bluza të bardha e braktisën shumë shpejt pacientin e tyre, sepse donin një donator të organeve”, është shprehur babai i 19-vjeçares për mediat.






