Gjuajtja e armës së parë të prodhuar nga printeri 3D

A munden armët të dalin nga printimi 3D? Po, video e mëposhtme ju tregon se si Cody Wilson, njeriu mbrapa të armës së parë të printuar 3D, realizon qitjen me armë.
Duke ndjekur testin e gjuajtjes e dokumentuar nga Forbes, ku një tërheqës u përdor për të shkrehur këmbëzën, Wilson merr armën në duar dhe gjuan me të.
As ai dhe as arma nuk pësuan ndonjë dëmtim të dukshëm
Arma e quajtur “The Liberator” një homazh për pistoleta të lira të shpërndara nga aleatët në Francë gjatë luftës së dytë botërore, u printua nga një printer 3D Stratasys Dimension SST. Përbëhet nga 16 pjesë, ku 15 nga të cilët janë printuar nga printeri 3D.
Pjesa e fundit fisheku i qitjes është thjeshtë një gozhdë që gjendet në çdo dyqan harduerik
Wilson është themeluesi i kompanisë së projektit “Mbrojtje e shpërndarë”. Ai pretendon se projekti është kundra dhunës. “Kjo është një mundësi për individët të krijojnë hapësirën e tyre sovrane” i tha ai Forbes.
“Jam i vetëdijshëm që ky mjet mund ti dëmtojë njerëzit. Sepse është një armë. Por nuk mendoj se kjo është një arsye për të mos ta paraqitur. (PCWorld Albanian)

arme 3d

Related Posts: