Home »
» Gjuajti në drejtim të policisë me kallashnikov, policia e vrau me 33 plumba (VIDEO)
Gjuajti në drejtim të policisë me kallashnikov, policia e vrau me 33 plumba (VIDEO)
Kamera e makinës së policisë ka filmuar një sulmues të armatosur me pushkë gjysmëautomatike duke gjuajtur në drejtim të policisë duke thirrur : “më vrani”, shkruan Hafington Post. Në videon shokuese, që e publikoi policia lokale, shihet se si automobila ndalet nga patrolla e policisë, vozitësit të së cilës iu desht gati një minutë që të dal, e më pas kur të dal nga makina fillon të gjuajë në drejtim të policisë. Polcia e riktheu zjarrin nga makina e tyre e blinduar dhe e goditën sulmuesin, që më pas u identifikua si Xhejs Glikerson (42). Ai vazhdoi të gjuaj edhe pasi ra në tokë, kurse policia nuk i dha asnjë rast duke e gjuajtur deri në vdekjen. I vrari u godit me gjithsej 33 plumba, kurse në drejtim të tij ishin gjuajtur 50 plumba. /LajmeOnline.