U nda nga jeta dje në moshën 94-vjeçare një nga protagonistët e historisë politike të Italisë. Që nga Kushtetuta e pasluftës deri te nominimi si senator për të gjithë jetën, i akuzuar për lidhje me mafienObituari
“Çfarë do të desha të shkruhej mbi epitafin tim? Data e lindjes, data e vdekjes. Kaq. Fjalët janë epigrafi. Kur i lexon, çdokush shtron pyetjen: nëse janë të gjithë të mirë, ku është varreza e të këqijve?” Giulio Andreotti përgjigjej në këtë mënyrë, jo shumë kohë më parë, kur pyetej se si dëshironte që të mbahej mend nga njerëzit.
Ironi, profil i ulët, cinizëm, makiavelizëm. Por edhe ndjenjë shtetari. Njeriu i sekreteve dhe i mistereve të Republikës së Parë.
Ai u thirr nga kritikët e tij me shumë emra, si “Belzebù”, ose “Princi i errësirës”, një aludim për lidhjet e tij me mafien, “Papa i Zi” apo “Kurrizoja”. Të flasësh për Andreottin është njësoj si të flasësh për Italinë. Për një Itali që ka kaluar përmes dy Luftërave Botërore, shtatë papëve, monarkisë, fashizmit, Republikës së Parë e të Dytë dhe shtatë proceseve kundër mafies. Dhe të gjurmosh profilin e atij që ka kapërcyer dhe komplotuar historinë (dhe misteret) e vendit tonë.
Gjatë një karriere politike që filloi në vitin 1945, Giulio Andreotti shërbeu si kryeministër shtatë herë. Por ai nuk i largoi dot akuzat për korrupsion dhe përzierje me mafien.
Për shumë italianë, Andreotti ishte një njeri i fuqishëm që luftoi pa frikë komunizmin dhe që i shërbeu vendit të tij me besnikëri për shumë dekada. Por shumë të tjerë e shikojnë atë si shembulli i gjatë i sistemit politik të Italisë i mbushur me korrupsion, dhe, më shqetësuesja nga të gjitha, një njeri me lidhje të drejtpërdrejta me krimin e organizuar.
Vizita në Vatikan
Por, pas dyerve të mbyllura, ai e tregoi veten mjeshtër të lojës barok të politikës italiane. Një deputet kristiandemokrat që nga viti 1946, ai hyri fillimisht në qeveri një vit më pas dhe vijoi duke mbajtur pothuajse çdo post. Nuk ka habi pra që disa, në referencë të Jul Çezarit, e quajtën atë Giulio i Përjetshëm.
I lindur më 1919, Andreotti u rrit kryesisht nga nëna e tij e ftohtë dhe e largët, pasi babai i tij, një mësues fillore, vdiq kur ai ishte i ri. Ngushëllimi i tij rrjedhimisht u bë baza e tij e pushtetit dhe votuesit e bllokut rreth Kishës Katolike.
Xhaxhai i Andreottit i la atij një kredo të cilën e ndoqi gjatë së gjithë jetës: “Mos i dramatizo kurrë gjërat me tepri; çdo gjë mund të rregullohet; ruaj një lloj distance nga çdo gjë; gjërat e rëndësishme në jetë janë shumë pak”.
Në moshën 8-vjeçare, ai u bashkua me një grup turistësh belgë në Vatikan, por u rrëshqiti atyre nëpër korridore dhe i doli përballë vetë Papa Piut XI.
Vrasje
Dhe ishte pikërisht në Vatikan kur jeta e tij ndryshoi më 1938, kur, ndërsa kërkonte për një libër mbi fuqinë detare të shteteve Papale të dikurshme në Librarinë e Vatikanit, ai takoi politikanin veteran Alcide de Gasperi, i cili në atë kohë mbahej në Vatikan nga papa për ta shpëtuar nga Musolini.
I moshuari e pyeti Andreottin nëse ai kishte ndonjë ide për të bërë diçka më të mirë përveç leximit. Andreotti u prek dhe pas kësaj u bë kreu i Lëvizjes Studentore Katolike. Kur de Gasperi u bë kryeministër më 1945, ai e mori Andreottin si ndihmës. Në atë kohë, ai ishte vetëm 28 vjeç dhe u bë ministër i ri. Më 1959-n, kur ishte 40 vjeç, u bë ministër i Mbrojtjes dhe më 1972 u bë për herë të parë kryeministër.
Mik i Toto Riinës?
Ndoshta arritja më e madhe e Andreottit ishte transformimi i marrëdhënieve të Italisë me fqinjët e tyre në Mesdhe, duke nxitur integrimin europian dhe duke promovuar dialogun me vendet në Lindjen e Mesme. Por bisedimet e tij gjeniale me udhëheqës si Jaser Arafati dhe Kolonel Gedafi dobësuan marrëdhëniet e Italisë me Shtetet e Bashkuara.
Por shokët e tij rezultuan më vonë problemet e tij më të mëdha. Njerëz si financierët e falimentuar Michele Sindona dhe Licio Gelli – ky i fundit ishte në krye të lozhës masinike P-2 – si dhe Roberto Calvi, bankieri që u gjet i varur nga një urë në Londër në qershor 1982, dëmtuan rëndë reputacionin e Andreottit.
Dënimi i përmbysur
Kur rivalët e tij dolën nga skena, pasi vdiqën nga mosha e thyer apo u rrëzuan nga pushteti, u vranë e apo u mbuluan me skandale, Andreotti mbeti, në dukje mospërfillës ndaj kriticizmit apo baltosje. Për të mund të thuhet se ndoshta ka ndikuar shumë edhe politikën e Britanisë së Madhe. Në Samitin e Romës më 1990, ishte Andreotti ai që ndërtoi një kurth për Margaret Thatcher, duke fituar mbështetjen e qeverive të BE-së për një plan për të afruar datën e Bashkimit Monetar.
Por më 1996, bota e Andreottit u kthye përmbys. Një informator nga mafia deklaroi në gjykatë se Andreotti ka takuar dhe përqafuar bosin e të gjithë bosëve, Toto Riina, në një takim sekret në Palermo më 1987.
Gjërat shkuan edhe më keq kur ai u vu në gjyq, pasi u akuzua për urdhërimin e vrasjes së një gazetari që pati kërcënuar me publikimin e detajeve për përfshirjen e tij në mafie.
I ndjekur nga thashethemet deri në vdekje
Andreottit iu dha një dënim me 24 vjet burg për vrasje, por ky vendim u rrëzua në Apel. Por më 2004-n, gjithsesi, Gjykata e Lartë e Italisë mbajti në fuqi një vendim ku thuhej se ai “me vetëdije dhe me qëllim pati kultivuar një marrëdhënie të qëndrueshme me bosët e mafies deri në vitet 1980”.
Megjithatë, edhe pse gjykata e shpalli atë fajtor nën akuzat për organizatë kriminale, Andreotti i shpëtoi dënimit për shkak se shkeljet që kishte kryer patën skaduar në bazë të kufizimeve ligjore të Italisë. Akuzat kundër tij për vepra të kryera pas viteve 1980 u hodhën poshtë për mungesë provash.
Andreotti mbeti një lojtar politik deri në fund. Më 2006, pas disfatës së Silvio Berlusconit në zgjedhjet e përgjithshme, Andreotti u mposht ngushtë në zgjedhjet për kryetar të Senatit. Ai ishte 87 vjeç.
Njeriu që dikur tha se “pushteti konsumon ata që nuk e kanë” ra viktimë e kësaj maksime. Por arritjet e tij të shumta dhe koha e gjatë e qëndrimit në pushtet në atë që mund të quhet demokracia më e luhatshme e botës, nuk mund ta shpëtonte atë nga përndjekja e akuzave për korrupsion apo më keq.





