![]() |
VEDAT KOKONA |
Dikush, të cilit i pëlqen më tepër të zbresë nga sferat stratosferike të meditacioneve dhe të hidhet në lëmën metafizik më pyeti se ç’ish fuqija e fjalës.Nuk dinja nga t’ia mbanja. Kjo pyetje më bëri të mendoj thellë. S’e kisha dëgjuar ndonjë herë. Fuqija e fjalës! Fuqi ka era që fryn me tërbim e rrëzon pemë madhështore, fuqi ka vala e egër që ngrihet nga deti i turbulluar dhe mbyt anije; fuqi ka mëndja që krijon, dora që gdhend ose shkruan, po fjala ç’fuqi mund të ketë? Do të ketë edhe ajo një fuqi të madhe mbasi mendimet që kemi i vëmë në dukje me anën e saj. Fjala ësht pra kanalizimi i mendimeve. Themi a shkruajnë, shumë herë, atë që mendojmë. Fjala ësht lundra valavitëse që vozit në oqeanin t’onë. Po a ngjet vallë një gjë e tillë?A nuk themi, a nuk shkruajmë shumë herë, të kundërtën e tyreve që mendojmë?A nuk fshehim, sa e sa herë, mendimet me maskën e hipokrizis dhe të gënjeshtrës? A nuk e bëjmë të bardhën, të zezë, a nuk i themi dikujt se e duam dhe e respektojmë kur nga fundi i zëmrës na buron një përua mallkimi dhe zëmërimi?A nuk na takon të qeshim e të kuvëndojmë përpara një njeriu të cilin e urrejmë?Dashnorët e rinj, sapo zënë të lëkunden nga valët e dashuris, zënë e u thonë një mijë fjalë njëri tjetrit. Janë të sinqertë dhe fjalët u dalin nga zemra duke sjellë me vehte afshin e ëmbël në të cilin kanë lindur. Më vonë, pasi u vjen dita dhe futen edhe ata në vallen e martesës, ata i flasin përsëri njëri tjetrit si më parë, por vallë sa të vërteta ka midis atyre fjalëvet që nuk burojnë më nga zëmra? Burri kur s’del ndonjë pas darke nga shtëpija i thotë së shoqes që i pëlqen shumë të rijë me të pranë zjarrit, kurse në të vërtetë, ay do të kënaqej sikur të ishte pranë shokëve duke bërë një lojë të vogël.Gruaja, në qoft e mënçur, s’do t’a besojë. Por e vërteta ësht se ajo me gjith që s’ësht e sigurtë nga ndjenjat e të shoqit prap se prap mundohet t’a ndryshojë mendimin e saj, dhe t’a puthitë realitetin në rethin e ëndrës së vet. Fuqija e fjalës së burrit ndihmon shumë në një bashkëpunim të tillë. Burri, që ësht i shtrënguar pak nga jeta, nuk do t’i bëjë kapricet e së shoqes: t’i blejë kapellë a çantë dore, këpucë, nonjë copë të bukur fustani.Një mbrëmje gruaja e shëkon me një buzëqeshje të lehtë. I thotë një fjalë; vetëm një fjalë të vogël. Por sa fuqi që ka ajo fjalë! Të nesërmen fustani ose kapella do të blihet dhe kaprici i gruas do të vejë në vënd.Në shtetet e turmave, një ditë, do të flasë, prijsi. Të gjithë presin me ethe.Prijsi flet. Zëmrat e tyre rrahin po në një gjatësi valash. Fuqija e fjalës ësht madhështore. I ngrë të gjithë në sferat e një ëndre. Një oqean i thellë buçet në zëmrat e tyre. Një oqean që sa vete ngrihet e gjëmon edhe më tepër.Dhe unë shkruaj kur fjalët m’a mbushin shpirtin e më ngrënë disa tallaze që mundohen të vinë deri tek ju e t’u a sjellin fuqin e fjalës s’ime.