FOTO REPORTAZH/ Jetëgjati nuk bëhet dot jetëshkurtër

Është një histori që ka prekur shumë njerëz në mbarë botën.
Një fëmijë i porsalindur në Kinë, hidhet në banjo nga prindërit dhe pasi shkarkojnë ujin, ata binden se mbaruan punë me të.
Por dikush dëgjon të qarat e bebes në tubin e banjos.
Pas shumë përpjekjesh, ekipet e shpëtimit e shpëtojnë beben e seksit mashkull, që ishte në gjendje kritike.
Tani gjendja e tij është e mirë dhe ai gjendet në inkubator.
Bebja numër 59, sipas numrit të inkubatorit, dyshohej se kishte thyerje në kafkë ose brinjë, por për fat gjendja e tij ka qenë e mirë.
Mësohet se është gjetur nëna e bebes. Ajo është një 22- vjeçare, që ndodhet në spital me foshnjen e saj.
Ende nuk dihet se pse e ka hedhur fëmijën.
Në spital janë dyndur shumë banorë, që janë të gatshëm ta adoptojnë fëmijën.
Bebja peshon 2.8 kilogram.
Kina njihet për ligjet e rrepta të planifikimit familjar./ep


2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17