Home »
» Flokë gjithë zbokth? Ja si mund ta eleminoni
Flokë gjithë zbokth? Ja si mund ta eleminoni
Zbokthi, zakonisht konsiderohet si një problem që prek më shumë meshkujt, por në të vërtetë edhe gratë preken prej këtij problemi e madje në formë akoma edhe më të rëndë. Përpara se të zbuloni se si të eleminoni zbokthin, është mirë të dini se cili është në të vërtetë është ky “armik”.
Zbokthi manifestohet me një deskuamim të lëkurës së tepërt në krahasim me normalen. Shumë shpesh ky fenomen i veçantë mund të shoqërohet edhe me një kruarje të bezdishme të kokës. Në të tilla raste është mirë t’i drejtoheni një dermatologu.
Janë të shumta shkaqet që krijojnë zbokth, duke filluar nga zakonet e këqia të ushqyerit, tek faktorët klimatikë e deri tek stresi.
Si të eleminoni zbokthin
Mund të përdorni produket sepcifike që i gjen në shitje të cilat janë krijuar pikërisht për këtë zgjidhur këtë problem.
Por mund të zgjidhni ta eleminoni duke përdorur zgjidhjet në kushtet e shtëpisë.
Ekzistojnë në fakt zgjidhje të shumta të frymëzuara prej natyrës që rezultojnë edhe shumë efikase në zhdukjen e zbokthit. Një prej më të njohurat dhe më të përdorurat është edhe rozmarina e përzier me kripë. Një përzierje të cilën mund ta përdorni një herë në javë.
Një tjetër zgjidhje në kushtet e shtëpisë është përdorimi i tre të verdhave të vezës të cilave u shtohet më pas edhe pak ujë i vakët. Pas 15 minutash kjo maskë që keni vënë në kokë shpërlahet me ujë të vakët.
Një tjetër mënyrë efikase për të larguar përfundimisht zbokthin nga koka juaj, është zierja e hithrave për rreth 30 minuta, 100 gr gjethe hithër për 750 ml ujë, uthull dhe pak lëng limoni. Edhe këto shumë efikase për të larguar zbokthin. Provojini, njëra do t’ju bëjë punë patjetër.a.h/noa






