Energji prej duhanit


Industria e duhanit, që ka hasur vështirësi kohët e fundit, mund të presë disa ndryshime pozitive. Shkencëtarët amerikanë po përpunojnë bimën e duhanit për të prodhuar vajra që, pasi të nxirren, të mund të shërbejnë si biokarburante për aeroplanët, automjetet dhe makineri të ndryshme.
Njerëzit janë në kërkim të çfarëdo lloji alternativash ndaj burimeve tradicionale të karburantit. Dhe ndërkohë që zakoni i pirjes së duhanit pakësohet në të gjitha vendet e zhvilluara, kultivuesit e duhanit kërkojnë të përdorin prodhimet e tyre në mënyra të tjera.
Shkencëtarët e departamentit të Bimëve dhe Mikrobiologjisë së Universitetit të Kalifornisë në Berkeley po udhëheqin punën kërkimore. Nëse ata kanë sukses, kjo do të lejonte që fermerët të cilët kanë rritur duhan për breza me radhë të mund të vazhdonin traditën për një qëllim tjetër, duke përfituar nga infrastruktura e ngritur për t’i shërbyer tregjeve në rënie të duhanit, cigareve dhe purove./VOA/ /Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/