Home »
» Elizabetë Arden, si e ngriti mbretërinë e kozmetikës
Elizabetë Arden, si e ngriti mbretërinë e kozmetikës
Prodhimet kozmetike dhe parfumet me nënshkrimin e Elizabetë Ardenit vite me radhë janë sinonim i luksit dhe prestigjit. Ata të ngjajnë në grua me energji të madhe dhe shpirt ndërmarrës, që e ka bërë në mbretërinë e saj të kozmetikës kompania “Elizabetë Arden”. Edhe emri i Elizabetë Ardenit është një nga tre brendet më të njohura amerikane bashkë me makinën për qepje “Singer” dhe “Koka-Kola”.
Lindi në Kanada në vitin 1884, si Florens Nejtingejl Graham. Edhe pse herët e lëshoi shkollën për edukatore, Florens Graham tërë jetën e saj tregonte interesim për shkencën dhe kiminë, sidomos në lëmin e prodhimeve të kozmetikës. Kur kuptoi se profesioni i medicinave nuk i interesonte, iu bashku vëllait të saj më të madh në Nju-Jork, ku punoi si udhëheqës librash në një kompani të madhe të farmacisë. Në laboratorët e kësaj kompanie ajo e kaloi kohën duke mësuar nga më të mirët, si dhe eksperimentet që ajo vet i bënte. E impresionuar nga laboratori i kësaj shtëpie, mësoi mirë për kujdesin e lëkurës. Pastaj u punësua te zonja Eleonor Ader, e cila posedonte sallonin e saj dhe e cila më herrët kishte filluar të merret me kulturën e bukurisë në përgjithësi. Florens mësonte shpejt, ndërsa zonja Ader e piketoi talentin e saj për tregti. E armatosur vetëm me besimin në vete, ishte e gatshme t’ia fillonte vetë biznesit, por ngaqë nuk kishte para për këtë, në vitin 1909 hapi sallonin bashkë me zonjën Elizabetë Hubard, e cila po ashtu merrej me bukurinë e femrave. Megjithatë, partneriteti me të nuk zgjati shumë, me çka ajo në tërësi e mori udhëheqjen e firmës dhe emrin e saj. Praktikisht emërimi i firmës “Elizabetë Arden” doli nga bashkimi i emrit të koleges së saj dhe trimit nga poema “Enox Arden” të poetit anglez lordit Tenison. Pas dështimit të këtij partneriteti në fakt i nisi jeta e re vajzës, e cila kishte vizion për t’i ndihmuar gratë me kujdes të drejtë ndaj fytyrës që t’i “zvogëlojnë” vitet. Edhe pse me identitetin e ri, i dukej se më shpejt do të mbërrinte deri te prestigji dhe glamuri, nga i cili anonte. U mbeti vetëm të gjendet me paratë, por edhe këtë problem e zgjodhi duke huazuar 6000 dollarë nga vëllai. Me këto të holla bëri kthimin në jetën e saj: në vitin 1910 hapi sallonin e saj të parë në të njohurën “Fifth Aveny” në Nju-Jork, i famshmi “Red Door Saloon”.
Në vitin 1914, pak para fillimit të luftës së Parë Botërore, ajo udhëtoi për në Francë që të njihej me teknikat e sofistikuara të Parisit dhe grimin. Ky ishte udhëtimi i parë i saj jashtë vendit. Nga qyteti i dritës Elizabetë u kthye me “çantë” dijesh, por edhe me një koleksion të buzëkuqeve dhe pudrave që i krijoi vetë. Kthimi i saj ishte madhështor, u kthye me pamje të ndryshuar, flokë të prerë shkurt të modës së fundit dhe me grim të damave të Parisit.
Nga ajo ditë gjithçka filloi për së mbari, puna nisi, firma u përhap, ndërsa në krye të karrierës së saj Elizabetë hiqet si gruaja më e pasur në botë, tamam si Helena Rubinshtajn. Në fakt, tregimi për këto dy rivale është vërtet interesant dhe i mbushur me gjëra të përbashkëta. Që të dyja vinin nga familje të varfra dhe duke filluar nga zeroja ato krijuan mbretëri të kozmetikës. Të dyja ishin të fuqishme dhe të zonja dhe që të dyja qeveria franceze i dekoroi me mirënjohje nga legjioni i nderit. Rivaliteti mes kompanive të tyre nuk fshihej dot nga sytë e publikut. Në një rast Helena Rubinshtajn kishte deklaruar: “Me ambalazhin e saj dhe prodhimet e mia do ta kishim sunduar botën”. Ndoshta fakti më interesant i lidhur me tregimin e tyre është fakti se që të dyja, edhe pse jetonin shumë afër njëra tjetrës, asnjëherë nuk u njohën. Që të dyja kishin inspirim për dokumentarin “The Poder & the Glory”, incizuar në vitin 2007.
Në vitin 1918 Elizabetë Arden u martua me Tomas Luis, i cili ishte shtetas amerikan dhe përmes tij ajo mori nënshtetësinë amerikane. Tomas Luis ishte edhe menaxheri i saj deri në shkurorëzimin e tyre në vitin 1935. Ajo asnjëherë nuk lejoi që ai të kishte aksionet e veta në kompani dhe pas shkurorëzimit ai iku të punojë për firmën rivale të Helena Rubinshtajn.
Në vitin 1922 Elizabetë Arden hapi sallonin e saj të parë në Francë. Me kalimin e viteve ajo ndërtoi një mbretëri të vërtetë kozmetike me më shumë se 40 sallone nëpër botë dhe mijëra prodhime të kozmetikës në treg.
Pjesë e biznesit të saj ishin linjat e banjave dhe SPA, qendrat që filluan të mbinë nga viti 1934, kur ajo nga shtëpia e saj verore në Majn bëri qendër për bukuri. Një nga shenjat mbrojtëse të saj ishte fakti se ajo gjithnjë vishej në ngjyrë rozë. “Fabrika e saj e bukurisë” vazhdoi të jetojë nga momenti kur pronarja e saj në vitin 1966 ndërroi jetë. Ajo u vuri themelet e industrisë së re amerikane të bukurisë dhe si lëvdatë për meritat e saj në industri në vitin 1962 fitoi nga qeveria franceze dekorimin nga Legjioni i Nderit. Elizabetë Arden e ktheu vëmendjen e grave drejt bukurisë, grimit dhe kujdesit dhe mbeti luftëtare e këtij lloji të zbukurimit.
Në kulmin e karrierës së saj vlente si gruaja më e pasur në botë, por pasurinë e saj e arriti me kursim. Hiqej sipas filozofisë së saj se “paratë janë për t’u harxhuar”. Shpesh thoshte: “Shumica e grave do të kishin dhënë gjithçka për bukuri”, dhe kishte të drejtë. Shpikja e saj e çuditshme: krem tetëorësh “Elizabetë Arden”, që edhe sot e kësaj dite prodhohet me të njëjtën formulë, është e vetmja gjë që shumica e grave do ta kishin marrë me vete në një ishull të shkretë. Krem për fytyrë “Amareta” është prodhimi i saj më i shitur, që e prodhoi në bashkëpunim me kimistë. Sa i përket universales së saj “Eight Hour Cream”, përjetoi një sukses të madh dhe u bë pandan i kremrave evropianë dhe japonezë “mitikë” (kremi e parë shisoidik “Eudermin” dhe “Nivea” i falshëm), kur në gjysmën e parë të shekullit të kaluar zotëroi me Amerikën. Çdo herë origjinalja mis Arden e lançoi në vitin 1935 me një slogan jo të zakonshëm: “Provojeni, unë e përdor për kuajt e mi”. Për kremin tetëorësh çdo herë qarkullonin legjenda të panumërta dhe Elizabetë nuk kishte nevojë ta reklamonte. Sa është i çuditshëm ky krem, aq është bizar tregimi për daljen e saj. Gjegjësisht, mis Arden kishte një sërë kuajsh vrapues, që i lyente me kremra të ndryshëm. Me dëshirën për të shkëlqyer më shumë në gara, gjoja se edhe këtë krem fillimisht e kishte përdorur për shkëlqim të qimeve të kuajve. Përfundimisht, emri i këtij kremi për kuaj rastësisht iu dha nga një shoqe e Elizabetë, duke lyer djalin e saj për një gërvishtje, që i iku për tetë orë.
Kështu doli “Eight Hour Cream”, melhemi pa të cilin modelet botërore sot nuk mund të jetojnë, ndërsa grimierët përdorin për të gjitha qëllimet, deri edhe si shkëlqim për buzët. Por këtu nuk përfundon përshkrimi i këtij kremi të çuditshëm shërues, që mbulon prerjet e vogla, i zbukuron nën thonjëzat dhe buzët dhe ndikon si krem nate regjenerues.
Elizabetë Arden ishte pioniere për shumë gjëra në industrinë kozmetike. E para angazhoi ambasadore të bukurisë, e mendoi pamjen totale – pajtueshmëri të ngjyrës së thonjve, buzëkuqin dhe ngjyrat, ndërsa në sallonin e saj në Nju-Jork në “Avenyn e Pestë”, ndodhi edhe “Make Over” i i parë në Amerikë. Kjo vërtet ishte e suksesshme për motrën e varfër mjekësore, e cila kremrat e parë kundër gjegjeve i “përzjeu” në kuzhinën e vogël familjare.
Përgatiti Astrit Domi
M






