Edhe vezët mund të rrezikojnë zemrën


Disa substanca që përmban veza mund të nxisin sëmundjet e zemrës kur stomaku nis shpërbërjen e ushqimit

Studimi



vezet dhe zemra (4)

Për herë të dytë në pak javë, një grup tjetër kërkuesish raportoi lidhjen midis ushqimit që hamë dhe baktereve të gjendura në të, të cilat ndihmojnë në rritjen e rreziqeve të zemrës.
Dy javë më parë, kërkuesit raportuan se karnitina, një përbërës i zbuluar te mishi i kuq, mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, për shkak të veprimeve që kryejnë bakteret në zorrë.
Këtë herë, ata u shprehën se i njëjti rrezik na kanosej edhe nga lekithina, substancë që gjendet me bollëk te vezët.
Studimi u publikua në Revistën Mjekësore të Nju Englandit, si pjesë e rritjes së ndërgjegjes qytetare për ushqimet që ata përdorin dhe rreziqet që janë disi të panjohura deri më tani.
Kërkuesit nënvijëzojnë rolin që luajnë bakteret në gjendjen shëndetësore dhe sëmundjet që ato sjellin. Për sa u përket problemeve të zemrës, kërkuesit janë përqendruar gjatë te roli i dietave, por sidomos te ndikimi që kanë bakteret, të cilat nuk janë marrë shumë seriozisht nga shkencëtarët.
“Sëmundja e zemrës mund të vijë edhe si pasojë e shtimit të baktereve në zorrët tona”, tha drejtuesi i studimit, dr. Stanlei Hazen, i cili merret me mjekësinë molekulare në Institutin e Studimeve Klinike të Kleverlendit.
Në rastin e vezëve, problemet me shëndetin fillojnë kur trupi tret lekithinën, e copëzon atë në pjesë të vogla, të cilat përfshijnë edhe kolinë kimike.
Bakteret e zorrëve e metabolizojnë kolinën dhe kështu nxisin çlirimin e një substance, që mëlçia e konverton në një kimikat të njohur si TMAO, ose trimethilamine e oksidit të nitrogjenit, që është shumë i rrezikshëm.
Duke u rritur niveli i TMAO-së në gjak shkakton dhe rritjen e rrezikut të atakut të zemrës dhe trombozës.
Për të treguar efektin negativ të TMAO-së në vezë, dr. Hazen u kërkoi disa vullnetarëve të hanin dy vezë të ziera mirë. Përfundimi i këtij eksperimenti të shkurtër ishte se, në gjakun e tyre u gjet një sasi e madhe TMAO-je, që rrit problemet e zemrës.
Ky efekt i vezës mund të parandalohet me antibiotikë, të cilët luftojnë bakteret në zorrë dhe nuk japin probleme me shëndetin.
Për të kuptuar më mirë efektin negativ të TMAO-së në sëmundjet kardiovaskulare, kërkuesit studiuan 4.000 njerëz. Sa më shumë TMAO të përmbante gjaku i tyre, aq më shumë gjasa kishin që të pësonin një atak ose trombozë në tri vitet e ardhshme.
“Karnitina (përbërësi i mishit të kuq) dhe lekithina janë dy substanca të lidhura”, shprehet dr. Hazen. Ashtu si lekithina, kur karnitina shpërbëhet nga stomaku, çlirohet kolina, e cila rrit numrin e baktereve dhe rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Edhe përse studimi i ri ka ende rrugë për të vërtetuar sa më shumë përbërës kimikë të dëmshëm për shëndetin, autorët e tij i këshillojnë konsumatorët, që të marrin sa më shumë informacione për ushqimet që përdorin.
Mendohet se në të ardhmen, shkencëtarët do të gjejnë mënyrën e duhur për të ulur nivelin e TMAO-së në gjak, por deri atëherë kujdesi duhet treguar nga qytetarët. Këta të fundit shprehen jo pa ironi, se sipas shkencëtarëve çdo ushqim të vret, por rruga më e sigurt për këdo, është të konsumojë ushqimet që gjyshja i njeh.

Related Posts: