Përshëndetje, një seksion i ri i është shtuar faqes Ars Poetica (http://www.letrat.eu/p-artikujt_index.php - tani për tani është titulluar "Blogosfera") - edhe pse akoma nën modusin "demo" aplikacioni ua mundëson të regjistruarve që t'i postojnë direkt artikujt apo shkrimet e tyre, dhe të cilat postime do të renditen në kuadër të faqes. Ata që kanë dëshirë të postojnë diç thjesht duhet të identifikohen me fjalëkalimin + emrin përdorues, pastaj majtas shfaqen funksionet për postimin e artikujve [paneli i admin njihet përherë sipas grafikes Eventualisht, materialet e postuara gjatë një intervali dhjetëditor apo dyjavor do të shpërndahen dhe me masëpostën e Listës Ars Poetica. Më poshtë disa "screenshots" të aplikacionit, për ta patur sadopak idenë... për lehtësinë e postimit nga aparati juaj (uroj të shihen fotot dhe atje tek ju, në emailin tuaj!) një fundjavë të këndshme, sguraziu |
Home »
» Edhe një mundësi bashkëpunimi me Listën tonë modeste (Info)