Disa kuriozitete që nuk i dini për Korenë e Veriut




“Marijuana nuk është drogë”

Kur është puna për tymosjen, në Korenë e Veriut nuk ka tabu. Shumë prej banorëve e njohin mirë drogën dhe e tymosin rregullisht. Por nëse përdorimi i apo shpërndarja e drogës kristal si metamfetamina dënohet me vdekje, marijuana as nuk hyn në listën e drogave.
Bima nuk konsiderohet si drogë dhe banorët e konsumojën lirshëm.

Koreja e Veriut nuk është vend komunist

Në vitin 2009, referencat që e lidhnin vendin me komunizmin u hoqën nga Kushtetuta koreanoveriore. “Juche” u bë filozofia shtetërore zyrtare, duke zëvendësuar marksizëm-leninizmin, kur u miratua Kushtetuta në 1972.
E krijuar nga Kim Il-sung, Kushtetuta thotë se populli i Koresë së Veriut synon zhvillimin e vendit, me theks në politikë, ekonomi dhe mbrojtje.

Në Korenë e Veriut është viti 102 

Kalendari Juche u miratua në vitin 1997 dhe bazohet në ditëlindjen e Kim Il Sung, 15 prill 1912. Ky moment njihet si 1 juche dhe kalendari funksionon njësoj si ai gregorian.

Qyteti fantazmë në kufi

Sipas qeverisë koreane, qyteti i Kijongdong, i cili ndodhet në zonën e demilitarizuar, ka rreth 200 banesa, një kopësht fëmijësh, shkolla dhe spital. Megjithatë, koreanojugorët thonë se qyteti është ndërtuar për t’i nxitur ata të kalojnë kufirin.
Deri në vitin 2004 altoparlantët lëshonin propaganda shtetërore, ndërsa koreanojugorët matanë kufirit ftoheshin të vinin, pasi do të priteshin si vëllezër. Por pasi nuk e arriti qëllimin për të cilin ishte krijuar qyteti, në altoparlante nisi të lëshohej vetëm propaganda antiperëndimore dhe marshet patriotike për 20 orë në ditë.

Hoteli më i lartë në botë është i papërfunduar prej 20 vitesh

Me 105 kate, hoteli “Ryugyong” ishte konceptuar si hoteli më i lartë në botë në vitet ’80. Por ndërtimi i tij ndaloi në vitin 1992, kur vendi hyri në një krizë të thellë ekonomike, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Mediat japoneze kanë përllogaritur se kostoja e hotelit është 750 milionë, praktikisht 2 për qind e GDP-së së Koresë së Veriut. Për një dekadë, hoteli mbeti pezull, derisa një ekip inspektues përcaktoi se ndërtesa ishte e pariparueshme.

Stadiumi më i madh në botë

Me një kapacitet prej 150 mijë vende, stadium May Day është më i madhi në botë. Përveç ndeshjeve të futbollit dhe atletikës, ai përdoret edhe për demonstrimet në nder të liderit komunist. Stadiumi gjendet në Penian dhe është ndërtuar në vitin 1989./ G. Sokoli

Dita