Home »
» Çfarë është konstipacioni?
Çfarë është konstipacioni?
Konstipacioni është një problem shumë i shpeshtë digjestiv, që e bën të vështirë për ju të keni zbrazje të zorrëve. Shumica e njerëzve kanë zbrazje të zorrëve së paku një herë në ditë, por kjo ndryshon nga personi në person. Zakonisht quhet normale kur zbrazja e zorrëve ndodh tre herë në ditë deri në tre herë në javë. Nëse ajo është më e rrallë se tre herë në javë, atëherë ju keni konstipacion.
Gjatë konstipacionit, fecesi (jashtëqitja) zakonisht bëhet i fortë, i thatë, i paktë në madhësi dhe bëhet i vështirë për t’u eliminuar. Disa njerëz të cilët kanë kapsllëk kanë dhimbje gjatë zbrazjes së zorrës dhe shpesh duhet t’i japin zor për të nxjerrë fecesin. Ata mund të ndjehen të fryrë dhe sikur e kanë zorrën e mbushur, edhe pse sapo e kanë pastruar atë.
Disa njerëz mendojnë se kanë konstipacion pse nuk kanë zbrazje çdo ditë. Por, e përsërisim edhe njëherë, eliminimi i fecesit mund të jetë edhe tre herë në ditë ose tre herë në javë.
Konstipacini (kapsllëku) është simptomë, nuk është sëmundje në vete. Po thuajse të gjithë ju keni përjetuar kapsllëk ndonjëherë në jetë, dhe sigurisht se e keni vërejtur se kjo ka qenë pasojë e të ushqyerit të keq. Shumica e probleme me konstipacionin janë të përkohshme dhe jo serioze. Nëse ju i kuptoni shkaktarët, parandalimin dhe mjekimin, kjo do t’ju ndihmojë të lehtësoni nëse keni probleme të kësaj natyre./Indeksonline






