Në Brazil ndodh që zënka mes bashkëshortëve të bëhet për arsyen se njëri prej tyre kthehet më shpejt në shtëpi pas pune. Një situatë e tillë ka ndodhur në Sao Paolo ku burrë e grua kanë filluar të grinden në ballkonin e shtëpisë së tyre, por nga dritarja tjetër e shtëpisë shfaqet me të brendshme i dashuri i gruas. Për t’iu shmangur sherrit mes tyre, burri gjysmë lakuriq ka zbritur nga banesa përmes një çarçafi të lidhur në dritare, duke u hedhur në dyshekun që kishin vendosur zjarrëfikësit. Këta të fundit ishin sinjalizuar nga fqinjët e çiftit, pas debateve të forta ndërmjet tyre. Më pas i dashuri u largua, duke shmangur në këtë mënyrë një konflikt që mund përfundonte akoma më keq./reporteri
Gazeta Ditore.





