BUKURIA VRET/ Kapet supermashtruesi grek që bënte kontrabandë me 25 mijë produkte kozmetike dhe detergjente të falsifikuara





   Zbulohet skandali i rëndë i produkteve kozmetike që prodhonin sëmundjen
   e tmerrshme të lëkurës. Këtë radhë, mashtrimi që ka tronditur
   Ballkanin, e kishte burimin në Veria të Greqisë, ku një rrjet
   ndërkombëtar i falsifikimit të produkteve kozmetike ka alarmuar
   Gadishullin. Këtë radhë kontrabandistët dhe hajdutët ndërkombëtarë,
   kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve duke dëmtuar rëndë lëkurën e tyre
   dhe duke shkaktuar sëmundje kronike të pashërueshme.

   Njoftimi

   Lajmi vjen nga mediat greke, ndërkohë që, hetimi pason Shqipërinë dhe
   Kosovën. Sipas mediave greke, biznesmeni Arilaus Arvanikidhis nga Veria
   arrestohet për kontrabandë të 25000 lloje produkteve të ndryshme,
   kryesisht atyre të bukurisë. U sekuestruan 22 000 shishe me produkte
   kozmetike të ambalazhuara si marka të njohura, të cilat i shiste edhe
   në supermarketin e tij. Siç bëhet e ditur edhe nga vetë deponimi i tij,
   destinacioni kryesor i këtyre produkteve të falsifikuara ishte
   Shqipëria. Gjithashtu, atij i gjetën dhe 3 linja prodhimi të
   ambalazhimit si dhe lëndë të parë në sasi të konsiderueshme të
   produkteve kozmetike. Sipas mediave greke pas prodhimit, produktet
   kozmetike ambalazhoheshin dhe etiketoheshin me marka të njohura. Më pas
   tregu kryesor për këtë kontingjent produktesh kozmetike të falsifikuar
   ishte Shqipëria. Por problemi i falsifikimit të produkteve kozmetike
   vazhdon më tej. Kështu dhe në Kosovë janë konfiskuar kremra të
   falsifikuar e pikërisht në Prishtinë dhe në Drenas. Kremrat e
   konfiskuar prodhoheshin në Kosovë në mënyrë të jashtëligjshme, duke
   shfrytëzuar emrat e preparateve të një kompanie maqedonase. Kjo
   shpjegon edhe bllokimin e një sasie të konsiderueshme të produkteve
   kozmetike nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave. Kështu pas
   denoncimit të një qendre private kozmetike pranë Qendrës Kombëtare të
   Kontrollit të Barnave, kjo e fundit ka konstatuar disa produkte
   kozmetike që tregtohen në farmaci si të falsifikuara dhe jashtë çdo
   standardi përdorimi. Produktet e falsifikuara sipas drejtorit të QKB-së
   mendohet të kenë hyrë nga vende fqinje. Drejtori i këtij institucioni,
   Arif Shahini, është shprehur në media se janë disa produkte, si krem
   kundër diellit dhe produkte të tjera kozmetike, të cilat tregtohen në
   mënyrë të paligjshme në disa qytete të vendit dhe janë bllokuar nga
   grupet e inspektimit dhe kontrollit të barnave. Por, ndër të tjera,
   përbëjnë edhe rrezik për shëndetin, pasi janë të skaduara.

   Zbulimi

   Qendra e Kontrollit të Barnave fillimisht është vënë në dijeni nga
   kompania franceze, që ka informuar në lidhje me dy produkte kozmetike,
   të cilat kanë logo të njëjtë me produktet që ajo prodhon, por, sipas
   analizave të kryera nga kjo kompani, rezultojnë të jenë të
   falsifikuara, jashtë standardit të kërkuar dhe të dëmshme për
   shëndetin. Menjëherë pas kësaj, Qendra e Barnave ka ngritur dy grupe
   kontrolli në farmacitë e kryeqytetit për sekuestrimin e mallit të
   identifikuar si i falsifikuar dhe kontrabandë. I njëjti urdhër është
   lëshuar edhe për farmacitë e rretheve dhe sasia e produkteve të
   falsifikuara është mjaft e konsiderueshme. Drejtori i këtij
   institucioni, Arif Shahini, ka deklaruar për mediat se mbi prodhimet
   nuk mund të kryhen analiza pasi nuk hyjnë në kategorinë e barnave,
   ndërsa po punohet për burimin e tyre, pasi vijnë nga jashtë vendit.
   Deri më tani nga kontrollet e ushtruara, 20 deri në 30 për qind e
   farmacive tregtojnë këto produkte të rrezikshme kozmetike. Për këto
   artikuj të falsifikuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë është
   regjistruar një procedim penal. Sektori i krimit ekonomik ka nisur
   hetimet për veprat penale të falsifikimit të vulave ose stampave dhe
   kontrabandës me mallra të licencuara. Nisja e hetimeve është kërkuar
   nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave pas kërkesës së kompanisë
   së licencuar për prodhimin e produkteve dermatologjike. Më 20 maj të
   këtij viti, është regjistruar procedimi penal, pa autor në Policinë e
   Tiranës, duke pasqyruar të gjithë problematikën. Ndër të tjera, në
   shkresën e dorëzuar pranë policisë janë dhënë të gjitha gjeneralitetet
   e produkteve të falsifikuara, emri i kompanisë origjinale, numri i
   kontaktit të subjektit tregtar që dyshohet se ka falsifikuar kremrat e
   diellit dhe produktin tjetër.

   Superfalsifikimi

   Në paketimin e dy artikujve të falsifikuar, është dhe një njoftim për
   “super ofertë”, për tregtimin e disa produkteve kozmetike. Gjithashtu,
   në reklamë është dhënë edhe numri i kontaktit të subjektit që ka
   falsifikuar produktet e kompanisë së licencuar, i cili kishte si qëllim
   që të furnizonte subjektet tregtare apo konsumatorin. Dëshmitë e
   farmacistëve do të orientojnë grupin hetimor në identifikimin e
   personave që dyshohet se kanë falsifikuar produkte të një kompanie të
   licencuar. Ndërkohë mjekët dermatologë tërheqin vëmendjen për rrezikun
   që i shkaktojnë lëkurës produktet e falsifikuara kozmetike. Këto
   produkte mund të shkaktojnë reaksione alergjike, infeksione të ndryshme
   në trupin e njeriut. Dermatologët kujtojnë se sëmundjet e lëkurës, të
   cilat nuk parandalohen që në fillim mund të bëhen shkak i çrregullimeve
   më të mëdha në të ardhmen.

   Kompania Kozmetike “PIERRE FABRE Dermo-Cosmetique” ka informuar në
   lidhje me dy produkte kozmetike që kanë logon e njëjtë me produktet e
   EAU THERMALE AVENE, por që rezultojnë sipas analizave të kryera nga
   Kompania në fjalë, të jenë të falsifikuara, jashtë standardit të
   kërkuar dhe të dëmshme për shëndetin. Produktet kozmetike për të cilat
   bëhet fjalë janë:

   0 – Very High Protection Cream SPF 50 – batch AV1120-exp: 03/16 (AVENIE
   Crème Tres Haute Protection “SPF 50”).

   - Ultra High Protection Cream SPF 50+ – batch is illegibile on
   photographs-exp: 20160118 (AVENE SOALIRE Creme Ultra Haute Protection
   “SPF 50+”).

   Mjekët dermatologë tërheqin vëmendjen për rrezikun që i shkaktojnë
   lëkurës produktet e falsifikuara kozmetike.

   Këto produkte mund të shkaktojnë reaksione alergjike, infeksione të
   ndryshme në trupin e njeriut. Dermatologët kujtojnë se sëmundjet e
   lëkurës, të cilat nuk parandalohen që në fillim mund të bëhen shkak i
   çrregullimeve më të mëdha në të ardhmen./gazetatelegraf