Bie nga 300 metra pasi nuk i hapet parashuta…shpëton pa dëmtime (Video)


parashutisti
Nuk thonë kot që jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër.  Kjo shprehje vlen më së miri për një parashutist nga Britania e Madhe, i cili arriti të mbijetonte në mënyrë të pabesueshme nga vdekja e sigurt pasi u hodh nga një shkëmb me lartësi 300 metra dhe parashuta e tij nuk u hap për asnjë moment.
parashutisti.jpg1
25 vjeçari Matthew Gough, i cili e filmoi të gjithë skenën me anë të një kamere të fiksuar në helmetën e tij, madje edhe fytyrën e tij të tmerruar kur e kuptoi se ishte duke rënë në tokë nuk pësoi asgjë serioze, veç disa gërvishtjeve, edhe pse lartësia nga e cila ai u hodh ishte pa diskutim vdekjeprurëse.
parashutisti.jpg2
Në momentin e rënies Gough duket thellësisht i tronditur, por i ndërgjegjshëm, ndërsa shihet i gjakosur vetëm tek gjunjët si rezultat i përplasjes së fuqishme.
parashutisti.jpg3