Të dhënat nga një sondazh i WIN / Gallup International për vendin ku jetojnë ateistët tregon se nuk janë edhe shumë, transmeton “The Washington Post”. Për të realizuar këtë sondazh të vitit 2012, WIN / Gallup International kishte anketuar më shumë se 50 000 njerëz në 40 vende.
Sondazhi nxori si përfundim se rreth 13 % e të anketuarve u identifikuan si ateistë.
Përqindja më e lartë e të vetëshpallurve ateistë është në Kinë, dhe atë 47 për qind, ndërsa në Japoni vetëm 31 për qind e konsiderojnë veten ateist.
Befasi e këtij studimi ishte Arabia Saudite, ku 5 për qind thonë se janë ateistë.
Studimi gjithashtu zbuloi se ndjenjat më të forta fetare janë të njerëzit e varfër dhe të paarsimuarit.
Më fetarët në botë, sipas hulumtimit, janë qytetarët e Afganistanit, Irakut, Ganës, Nigerisë dhe Armenisë, ku nëntë nga dhjetë njerëz e konsiderojnë veten fetar./standardi






