Arrestohen tetë persona në aksionin policor “Likuidim” (video)


Policia ka ngritur padi penale kundër ish gjykatësve, një gazetar, prokuror publik, ish gjykatës hetues dhe një person i njohur nga nëntoka e Shkupit, të dyshimtë për vepra të kryera penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”, “marrjes së rryshfetit”, “ndërmjetësimit kundërligjor”, “nxitje”, “ndihmë” dhe “bashkëkryerje” dhe “dhënie të paautorizuar të informatave dhe të dhënave për dëshmitarët, bashkëpunëtorët e drejtësisë, viktimta të cilët paraqiten në cilësi të dëshmitarëve dhe personat e tyre të afërt” nga Ligji për mbrojtje të dëshmitarëve.
Në kuadër të përpunimit operativ “Likuidim” që u realizua gjatë disa viteve të kaluara, deri te Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup ka ngritur padi kundër tetë personave.
Siç informoi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski në konferencën e sotme për shtyp, mes atyre për të cilët është ngritur padi penale janë I.T. (52), gjykatës në Gjykatën themelore Veles dhe kryetar i Këshillit penal, B.N. (72) ish gjykatës , T.K. (48) kryeredaktor i revistës “Reporter”, J.P. (46) person i njohur nga nëntoka e Shkupit, si dhe kundër V.Z. (50) ish gjykatës hetues pranë Gjykatës themelore Veles, I.E. (51) prokuror publik në PTHP Veles. (50) avokat nga velesi dhe S.Xh.H. (42).
Ata janë denoncuar për tre veprat e përmendura penale ndaras në varësi nga veprimet joligjore të cilat i kanë kryer në periudhën 2008-2009, në disa procedura penale, të cilat janë procesuar në Gjykatën e Velesit.
Të denoncuarit kanë kryer edhe më shumë vepra penale lidhur me lëndën e cila është procesuar në Gjykatën themelore Veles për vepër të kryer penale “vrasje” për të cilën janë akuzuar persona nga Velesi dhe Shkupi dhe nga ana e gjykatësit hetues nga Gjykata themelore Veles u është shqiptuar masa e paraburgimit.
Në bazë të urdhërave paraprakisht të siguruara për arrestim nga Gjykatësi hetues, janë arrestuar të gjithë personat e denoncuar, ndërsa në vijim janë bastisje nëpër shtëpi dhe hapësira tjera te dy persona në Veles dhe në Shkup.