A mund të dobësoheni në një ditë?!

A është e mundur që të dobësoheni për një ditë? Me disa truke mund të humbisni peshë në një kohë shumë të shkurtër
Të jetoni shëndetshëm

Të gjitha truket për të humbur kilet


Mos u frikësoni nëse peshorja ju shënon ndonjë kile më tepër, sepse është e mundur të dobësoheni edhe në një ditë nëse ndiqen disa këshilla të vyera. Në fakt ekzistojnë shumë mundësi dhe truke për të humbur peshë gjatë ditës. E rëndësishme është që të kuptoni atë se çfarë doni të bëni dhe të kini durim për ta çuar deri në fund planin për t’u dobësuar. Ju do ta shihni që të dobësoheni në një ditë duke ndjekur disa këshilla, nuk do të jetë edhe aq e vështirë sa mund t’ju duket. Ja disa truke për të humbur peshë në pak kohë.

Nga ora 06:00 deri në 09:00 të mëngjesit 

Shmangni kafeinën
Mënyra e duhur për të filluar ditën nuk është kafeina: një filxhan kafeje, çaji, ose pije të tjera të ngjashme nuk janë një ide e mirë. Kafeina stimulon në organizëm çlirimin e hormonit të quajtur kortizol. Kortizoli, nga ana tjetër, çliron insulinën, roli parësor i së cilës është që të inkurajojë qelizat e trupit për të magazinuar yndyrat. Është më e këshillueshme që në mëngjes të pini një çaj bimor, ujë të ngrohtë me limon, ose thjesht një gotë uji të ftohtë.
Bëni një shëtitje të shpejtë
Studime të shumta kanë demonstruar që për t’u dobësuar gjatë ditës është thelbësore që të bëni ushtrime të shkurtra përpara mëngjesit. Akoma më mirë nëse bëni fitnes në ajër të pastër. Drita e diellit mbi lëkurë rrit sasinë e vitaminës D, e cila e bënë metabolizmin më aktiv dhe ul rrezikun për t’u shëndoshur.
Drithëra për mëngjes
Thyeni “regjimin” e natës me një mëngjes të pasur me drithëra. Proteinat që ato përmbajnë do t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll ndjenjën e urisë përgjatë mëngjesit. Opsione të tjera janë një fetë buke e zezë me marmelatë (pa sheqer), mjaltë me soje dhe një gotë me qumësht të skremuar.

Nga ora 10:00 deri në 12:00

Hani ndonjë gjë të vogël për të mbajtur një peshë të shëndetshme.
Mundohuni të mos kaloni më shumë se tri orë nga një ngrënie në tjetrën. Një meze e vogël dietike është ajo që ju duhet për të hequr urinë.

Nga ora 12:00 deri në 14:00

Hani supë
Sipas studiuesve të Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë, të hash një tas me supë pa makarona para drekës ju lejon të humbni deri në 700 kalori në javë. Qëllimi i vetëm është që të shmangni ose të jeni të kujdesshëm që mos të hani supë të gatshme, të cilat shpesh janë të pasura me yndyrë dhe kalori.

Nga ora 14:00 deri në 16:00

Konsumoni jeshillëqe
Harrojeni zakonin tuaj të vjetër për të pirë qumësht dhe për të ngrënë çokollatë. Në vend të tyre zgjidhni një filxhan çaji jeshil dhe një mollë. Shkencëtarët e Universitetit të Sidneit kanë treguar që mollët janë një nga ushqimet më të mira për të hequr urinë. Kjo, sepse ato përmbajnë një sasi të konsiderueshme uji, që e ndihmon stomakun të ndihet i ngopur. Çaji jeshil është një burim i madh antioksidantësh.

Nga ora 17:00 deri në 18:00

Shmangni verën
Ideale për t’u dobësuar do të ishte që të evitonit totalisht kaloritë që vijnë nga alkooli. Por nëse nuk mundeni të rrini dot pa pirë një gotë verë përgjatë ditës, përpiquni ta pini atë përpara orës 19:00. Të konsumoni alkool me barkun bosh do t’ju hapte oreksin, duke bërë që të hani gjithnjë e më shumë.

Nga ora 21:00 deri në 23:00

Flini orët e duhura
Të flini pak dhe keq stimulon prodhimin e grelinës, një hormon që ndjell oreksin. Disa studiues nga Cleveland, duke studiuar një grup prej 68 grash për 16 vjet, kanë treguar se ata që flinin pesë ose më pak se pesë orë në natë, kishin më shumë probabilitet që të bëheshin obezë krahasuar me gratë që flinin më shumë se shtatë orë.