Home »
» 60% e femrave nuk e pëlqejnë trupin e tyre
60% e femrave nuk e pëlqejnë trupin e tyre
Janë të shumta modelet që dëshmojnë me sinqeritet se nuk ndihen mirë me trupin e tyre,nuk është e habitëshme që një shumicë dërrmuese e femrave kanë komplekse në lidhje me fizikun.
Kështu,një kërkim i realizuar së fundmi në Britaninë e Madhe,zbuloi se më shumë se gjysma e vajzave dhe grave nuk ndihen mirë,kur shikojnë veten të zhveshur në pasqyrë.
Sipas këtij sondazhi,në të cilën u pyetën në mënyrë anonime mijëra femra të moshave të ndryshme,60% e të intervistuarave nuk e pëlqejnë trupin e tyre,ndërsa katër në dhjetë përpiqen t’I shmangen sa më shumë pasqyrës për shkak të përballjes sq sikletëshme që kanë në imazhin e tyre.
Të pyetura për jetën seksuale,33% e të ankëtuareve pranuan se ajo është dëmtuar si rrjedhojë e mungesës së besimit në trupin e tyre,ndërsa 15% dëshmuan se përkujdesja e partnerit është zbehur si rrjedhojë e kalimit të moshës dhe shtimit në peshë. P.K






