40 të vdekur nga shpërthimet/ Turqia dyshon tek Siria (FOTO & VIDEO)


Të paktën 40 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 100 janë plagosur pasi dy makina bombë shpërthyen në një qytet turk pranë kufirit me Sirinë.
Shpërthimet tronditën qytetin Reyhanli, në kufi me provincën Idlib dhe menjëherë dyshimet e para ranë mbi vendin e zhytur në luftë.
Ka raportime se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy makina me targa siriane.
Megjithatë kryeministri turk, Erdogan thotë se edhe militantët kurdë janë mes të dyshuarve.
Qyteti ku ndodhi ngjarja e rëndë është një pikë hyrje për refugjatë që vijnë nga Siria. Menjëherë pas ngjarjes, njerëzit nisën që të sulmojnë makinat me targa të Sirisë dhe refugjatët sirianë.
Qeveria turke ka qenë një mbështetëse e fortë e opozitës siriane dhe ka lejuar refugjatët nga ky vend që të hyjnë në Turqi.
Nga ana tjetër, Turqia së fundmi bëri të ditur se faktet janë të qarta që regjimi i Assad ka përdorur armë kimike kundër popullatës.
Turqia thotë se do të mbrojë veten ndaj sulmeve, ndërkohë që tensionet me Sirinë kanë mbetur të larta që kur një avion ushtarak turk u rrëzua në brigjet e Sirisë muaj më parë./ep

1
Explosion in Reyhanli near of Turkey- Syria border

Smoke rises from site of an explosion in the town of Reyhanli near the Turkish-Syrian border
Turkey Explosion
Smoke rises from the site of an explosion in the town of Reyhanli near the Turkish-Syrian border
Plainclothes policemen inspect the site of an explosion in the town of Reyhanli near the Turkish-Syrian border
Residents evacuate a wounded woman to ho