Home »
» 13 vjeçarja ka lemzë në çdo dy sekonda – për më se 10 javë (VIDEO)
13 vjeçarja ka lemzë në çdo dy sekonda – për më se 10 javë (VIDEO)
Një nxënëse që nuk ndalonte lemzën për dhjetë javë është duke vënë në sprovë ekspertët. Emily Marsh, 13 vjeçe është kapluar nga lemza që i vjen në çdo dy sekonda, që nuk i pushon edhe kur është në gjumë. Ky fenomen e lodh shumë kështu që i duhet të marrë pushim nga shkolla tërë pasditet që të qetësohet nga lodhja. Mjetkët thonë se është një fenomen i jashtëzakonshëm dhe shumë i rrallë, por fatkeqësisht akoma nuk kanë gjetur ilaçin. Emily ka pasur një seri të testeve, duke përdorur edhe shumë ilaçe të mjekësisë popullore, por kot.Nëna e saj Cathy Barrett, (45) thotë: “Jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka”. “Kanë kaluar dhjetë javë, kanë qenë javë shumë të gjata për neve. Emily është lodhur shumë por ka një përmirësim, pasi se ajo po adaptohet me sëmundjen”.”Kjo po ia lëndon fytin por tani ajo veç më është adaptuar. Gjëja që më së shumti e frustron është se ajo vazhdimisht po ndjehet e lodhur”: “Të huajt gjithmonë ia ofrojnë një gotë me ujë. Por shkolla ka qenë shumë e mirëkuptueshme për problemin e saj”. Lemza që vie nga një tkurrje e pavullnetshme e diafragmës, minimizohet kur Emily është në gjumë të thellë, por kthehet në më të fuqishme sapo që ajo të hyjë në periudhën e lehtë të gjumit.