11 gjërat që duhet t’i bëni para se të mbeteni shtatzëne

Të ngelurit shtatzëne nuk është edhe aq e lehtë që shumica e konsiderojnë. Kuptohet, tek disa gjithçka ndodhë shumë shpejtë, por tek shumë të tjerë kalon një kohë më e gjatë deri sa të paraqiten 2 vija ose shenja “+” në testin e shtatzënisë.

Nënat e ardhëshme çdo herë brengosen për punët në të cilat duhet të kenë kujdes gjatë kohës së shtatzanisë.


Por, mjekët paralajmërojnë se ka shumë gjëra që duhet të merren parasysh dhe të cilat meritojnë vëmëndje më të madhe para shtatzanisë.
Këshillat vijuese do të ju ndihmojnë që në mënyrë të përgatitur ta prisni lajmin më të mirë – se jeni shtatzëne.

  1. Caktoni kontrollë tek gjinekologu para se të vendsoni të mbeteni shtatzëne.Fetusi duhet të zhvillohet në “ambient” të shëndoshë, kurse mënyra më e mirë që të vërtetoheni për atë është që të bëni kontrollë tek gjinekologu. Specialisti do t’i bëj testet e nevojshme që të vërtetojë se nuk keni ndonjë infeksion ose STD (sëmundje seksualisht të transmetuar) e cila mund t’i shkaktojë dëme fetusit. Në disa raste, bëhen edhe hulumtime gjenetike që të vërtetohet rreziku nga paraqitja e ndonjë sëmundje të caktuar.
  2. Mateni peshën tuaj. Pesha trupore është faktorë I rëndësishëm I cili ndihkon tek fetusi. Nëse luftoni me kologramët, më mirë është që të zgjedhni atë problem para se të mbeteni shtatzëne. Pesha normale do të ju ndihmojë që më lehtë të ju kalojë shtatzania dhe lindja, por edhe do të zvogëlojë rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut dhe dijabeti (sheqeri në gjak).
  3. Nëse merrni barna, shkoni në konsultime tek mjeku juaj. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, dhe/ose merrni barna, shkoni në konsultim tek mjeku i cili ju ka shkruar ato barna. Disa barna të caktuar janë të sigurtë dhe mund të merren edhe gjatë kohës së shtatzanisë, por disa mund të jenë të rrezikshëm.
  4. Caktoni termin tek stomatologu. Nuk duhet ta leni anash as shëndetin oral. Gjatë shtatzanisë, për shkak të ndryshimeve hormonale dhe acideve të cilat nga stomaku arrijnë në gojë për shkak të neveritjes së mëngjesit, mund të paraqiten probleme me dhëmbët dhe gingivat. Problemet e tilla dukshëm do të reduktohen nëse para shtatzanisë kontrolloni gjendjen e dhëmbëve tuaj.
  5. Harroni alkoolin dhe duhanin. Sigurisht e dini që alkooli dhe duhani plotësisht duhet të largohen nga jeta juaj gjatë kohës së shtatzanisë. Por, nuk është keq t}i thuani “JO” edhe para periudhës së shtatzanisë. Pierja e duhanit dhe alkooli ndikojnë negativisht mbi pjellorinë. E njëjta vlen edhe për partnerin tuaj sepse ato tek ai mund ta zvogëlojnë kualitetin e spermës.
  6. Mendoni për finansat. Sigurisht se më jeni të informuar se bebi do të “thithë” pjesë të madhe të buzhetit tuaj mujor. Bëni një kalkulim të detajuar se a do të mund të ballafaqoheni me të gjitha harxhimet që do të vijnë me ardhjen në botë të fëmijës tuaj. Gjatë muajve para dhe gjatë shtatzanisë, ndani anash ndonjë lek/euro/denarë.. Ky kursim do të ju vije mirë pas lindjes..
  7. Rriteni konsumimin e acidit folik (vitamina B9). Kjo vitaminë nga grupa B është shumë me rëndësi për zhvillimin e fetusit gjatë muajve të parë të shtatzanisë. Prandaj, është shumë me rëndësi që të keni kujdes të konsumoni acid folik nëse planifikoni të mbeteni shtatzëne. Besohet se konsumumi I 40 µg të acidit folik gjatë ditës për një muaj para shtatzënisë e ulë rrezikun nga paraqitja e “defekteve” të trurit dhe ashtit kurrizor të fetusit për 50-70%. Acidi folik më së tepërmi gjendet tek spinaqi, brokulat, mishi pule dhe viçi, mëlqi, karrota, pjepër, avokado dhe bukë. Mos konsumoni suplemente të acidit folik pa u konsultuar me mjekun tuaj.
  8. Keni kujdes në vitaminën A. Nuk keni nevojë për sasi të mëdha të vitaminës A që të jeni të shëndetshëm. Largohuni konsumimit të ushqimeve dhe tabletave me vitaminë A.
  9. Ndaloni së bleri veshje të reja. Nëse gjithçka shkon sipas planit, gjatë vitit të ardhshëm nuk do të mund ta mbani veshjen që e keni blerë para se të mbeteni shtatzëne. Andaj, ruani të hollat për të blerë veshje moderne për shtatzëna.
  10. Mendoni për mirëmbajtjen e ngjyrës së flokëve. Nëse I ngjyrosni flokët, para se të mbeteni shtatzëne vizitoni frizerin tuaj për ta rifreskuar ngjyrën e flokëve tuaj. Ende nuk ka fakte se ngjyrosja e flokëve është e dëmshme, por ju si nëna të ardhëshme duhet ta zvogëloni ekspozimin ndaj kemikateve deri në maksimum. Është më mirë që të shmangni ngjyrosjen e flokëve gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
  11. Shkoni në udhëtimme partnerin. Para shtatzënisë shkoni në pushim me partnerin tuaj. Kënaquni në momentet e qeta, sepse me ardhjen në jetë të bebit tuaj ato do të reduktohen në mënyrë të konsiderueshme. Udhëtimi do të ju ndihmojë që të lioheni dhe të pushoni para rolit më të rëndësishëm të jetës suaj – amësisë. Nëse nuk keni mundësi të udhëtoni dikund, më shpesh dilni në takime romantike që edhe më shumë të forconi lidhjen tuaj./Femina/