Yjet e Chelseat ngjyrosen në të kaltër (Video)

Futbollistët si John Terry, Fernando Torres e David Luiz janë yje të padiskutueshme kur të dalin në fushë. Por, kur t’i lyesh me ngjyrë të kaltër, është e vështirë t’i gjesh se për cilat figura bëhet fjalë, pa të shkuar mendja që fjala është për yjet e Chelseat.

Si pjesë e kampanjës së re të gjigantit të veshmbathjeve Adidas, futbollistët Blues u bënë pjesë e një promocioni të veçantë.

Terry, Torres e Luiz u pasuan nga bashkëlojtarët Juan Mata, Demba Ba, Eden Hazard, Oscar, Gary Cahill dhe portieri Petr Cech.

Dhe, lojtarët e Chelseat dukeshin më shumë se të lumtur, kur në fytyrat e tyre përfundoi ngjyra e kaltër.
“Me të vërtetë e shijova këtë ditë. Do të bëja gjithçka për këtë klub dhe ta shfaq pasionin tim të jem Blue (i kaltër), do të thotë gjithçka për mua”, ka thënë mbrojtësi brazilian David Luiz. /Fish Media/