Në drejtim të Koresë së Veriut kanë ardhur paralajmërime të reja se do të përballet me sanksione në rast se vendos të bëjë testin bërthamor të radhës.
Ministrat e Jashtëm të G8 thanë pas takimit të tyre se do ndërmarrin hapa domethënës në rast se kryhet testi bërthamor.
Tensioni në gadishullin korean vazhdon të jetë i lartë.
Femra ushtare janë parë duke patrulluar kufirin e Koresë së Veriut.
Vendi komunist ka deklaruar sërish se do të shkatërrojë Seulin dhe Uashingtonin.
Në Korenë e Jugut kanë nisur që të evakuohen disa të huaj, pas paralajmërimeve nga Koreja e Veriut.
Në Japoni është vendosur në gatishmëri mbrojtja anti- raketë. Vendi komunist thotë se i ka raketat gati për t’i hedhur.
SHBA ka paralajmëruar Korenë e Veriut se është shumë pranë kapërcimit të vijës së rrezikshme./ep





